cvfotoProfesor në Ekonomi-Financë,me një kontribut të shquar në këtë fushë,veçanërisht në atë të Financave Publike dhe të Reformave Strukturore në Ekonomi.Prej vitit 1982 e më pas, ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990, me angazhimin e tij në politikë. Ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 1991-2005, disa herë drejtues i komisioneve kuvendore për çështjet ekonomike e financiare dhe Ministër i Ekonomisë, Minister i Financave dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, për një periudhe të gjatë kohe gjatë tranzicionit.Prof.Dr. Anastas Angjeli është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë që prej vitit 2009.Prej Qershorit të 2013 është rizgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prof.Anastas Angjeli nga muaji Korrik 2014 është zgjedhur Anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve.

Eshtë afirmuar si një nga ekonomistët-financier më të shquar,veçanërisht në aplikimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri.Kontributi i tij i veçantë për reformën buxhetore e fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar(bankar dhe jobankar), për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri, për zhvillimin e lirisë ekonomike, për kryerjen e reformave strukturore dhe privatizimin e ekonomisë, për liberalizimin dhe integrimin e ekonomisë shqipëtare në atë rajonale dhe europiane, gjatë periudhës së tranzicionit, është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik vendas, por edhe nga institucionet ekonomiko-financiare ndërkombetare.

Profesor Angjeli është autor dhe bashkëautor i disa librave universitare dhe monografive, i shumë artikujve shkencor, brenda dhe jashtë vendit, studimeve me karakter kombëtar dhe rajonal.

Botimet e Profesor Angjelit:

  • Financa dhe Kredia (1988)
  • Financat  e Sektorit Tregtar(1988)
  • Bursa (1991)
  • Financat Publike në Shqipëri (1992)
  • Si t’i Investoni Paratë tuaja (1993)
  • Financat Publike (1994)
  • Marrëdhëniet Ekonomiko-Financiare Ndërkombëtare (1995)
  • Ekonomia Bankare (1998)
  • Ligjeratat Nobel në Ekonomi (4 vëllime,2003-2004)
  • Albania-Economic Development Aspirations and Endeavors for a Regional and Euro-Atlantic Integration (2004)
  • Tranzicioni dhe Liria Ekonomike në Shqipëri (2007)
  • Hyrje në Ekonomi (2010)
  • Makroekonomiks (2010)
  • Marketingu bankar (2010)
  • Transition and Economic Freedom in Albania (2011)
  • Në ethet e krizës (2012)
  • Ditari i tranzicionit ekonomik (2013)