BYROJA E KUVENDIT

Byroja e Kuvendit është organ kolegjial që ndjek dhe vendos për çështjet administrative dhe funksionimin e brendshëm të Kuvendit.
Byroja e Kuvendit drejtohet nga Kryetari i Kuvendit dhe përbëhet nga zëvendëskryetarët e Kuvendit, 2 sekretarët për buxhetin e Kuvendit dhe 4 sekretarët e tjerë.Përbërja e Byrosë vendoset me votim të hapur nga Kuvendi në seancë plenare dhe përfaqëson, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit.
Byroja e Kuvendit vendos për buxhetin e Kuvendit, sipas propozimit të bërë nga sekretarët për buxhetin; organizimin e shërbimeve të Kuvendit me propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm, statusin ligjor dhe ekonomik për të punësuarit në Kuvend, si dhe për ankimet në rastet e konstituimit të grupeve parlamentare apo ankesave për përbërjen e komisioneve të përherëshme të Kuvendit.Byroja e Kuvendit, me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, emëron Sekretarin e Përgjithshëm mbi bazën e tre kandidaturave të dala nga konkurrimi, sipas legjislacionit për shërbimin civil.Byroja e Kuvendit, me propozimin e Sekretariatit për Buxhetin e Kuvendit, autorizon publikimin e shpenzimeve financiare të kryera nga Kuvendi në faqen zyrtare të internetit çdo dy muaj.Byroja e Kuvendit miraton raportin vjetor të veprimtarisë së Kuvendit dhe vendos publikimin e tij.
 Emër, Mbiemër
 Grupi Parlamentar
 Funksioni
 Ilir Meta  Partia “LSI”  Kryetar Kuvendi
 Edmond Spaho  Partia Demokrate  Zëvendëskryetar Kuvendi
 Vangjel Dule  -  Zëvendëskryetar Kuvendi
 Anastas Angjeli  PS  Sekretar për Buxhetin
 Sherefedin Shehu  PD  Sekretar për Buxhetin
 Armando Subashi  PS  Sekretar për Proçedurat dhe Votimet
 Taulant Balla  PS  Sekretar për Statusin e Deputetit
 Fatmir Toçi  PS  Sekretar për Kërkimin Shkencor, Bibliotekën dhe Botimet Parlamentare
 Mimoza Hafizi  PS  Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë