E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit në xhevahir otoman më pas në qendër e rëndësishme e pushtuesve fashistë italianë, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë.

E njohur më shumë si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është sot një qendër me rëndësi në zhvillim e turizmit të trashëgimisë kulturore. Një shëtitje nëpër rrugët e kalldrëmta që kacavirren rreth pazarit tradicional i kthen vizitorët menjëherë mbrapsht në histori. Një vizitë në kalanë madhështore të shekullit XIII i sjell të gjalla tregimet aventurore të sundimtarëve mesjetarë dhe mizoritë e kohës së komunizmit. Ka aq shumë gjëra interesante në Gjirokastër dhe rreth saj; duke qëndruar në një nga shtëpitë e vjetra të kthyera në hotele e bujtina, keni siguruar një bazë të mrekullueshme për të eksploruar rajonin.

 

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm.

http://gjirokastra.org/albanian/index.html