FJALIMI I OBAMËS DHE E ARDHMJA QË DUAM T’U LËMË FËMIJËVE TANË. Akademik, Prof. Anastas Angjeli

“Çfarë të ardhme duam t’u lëmë fëmijëve tanë, mundësi dhe siguri për familjet, rritje të standardeve të jetesës dhe një planet më paqësor dhe të qëndrueshëm për fëmijët tanë?”

Vetem pak minuta pas perfundimit te fjalimit te tetë dhe të fundit ne mandatin e vete, ne kete fillim vitit, qe presidenti Obama mbajti ne mbremjen e se martes, mediat amerikane dhe nderkombetare, analiste dhe komentues, u perfshine ne komente,opinione dhe debate. Ne qender te tyre ishin tezat kryesore,te atij,qe tashme në fjalorin politik të SHBA njihet si fjalimi vjetor “State of the Union”, i presidentit te Amerikes. Presidenti Obama ne kete fjalim (ne fund te dy mandateve Presidenciale dhe ne vitin e zgjedhjeve te reja Presidenciale), bëri një tablo të rritjeve të administratës së tij përgjatë këtyre dy mandateve dhe gjithashtu shpalosje të vizionin të Tij, për të ardhmen e SHBA, për përmirësimin e sistemit politik dhe për vendin dhe rolin lider te SHBA, në një botë që është në zhvillim dhe në dinamikë të vazhdueshme.

Për shumë arsye, por me tepër të faktit që përmenda, që është fjalimi i fundit dhe se Amerika është futur në vitin zgjedhor presidencial, sa i përket formatit dhe strukturës, fjalimi i Presidentit Obama, kishte pak ndryshim në krahasim me herët e tjera; Sigurisht që ky fjalim përmbante një numër propozimesh për politikat që do ndiqen nga administrata Obama në vitin 2016, por njëherazi, përmbante ide, vizione dhe propozime që kanë të bëjnë me dhjetëvjecarët e ardhshëm të zhvillimit të SHBA dhe atyre globale. Katër ishin kolonat kryesore mbi të cilat u mbështet ky fjalim i Obamës, ose më mirë duke ju referuar ,fjalës se tij “…katër pyetjet e mëdha që ne si vend duhet ti përgjigjemi-pavarësisht se kush do të jetë president apo kush kontrollon kongresin.” Këto kolona ishin ekonomia, inovacioni, siguria dhe politika e jashtme, dhe reformimi i sistemit politik. Dhe pyetjet e mëdha ishin:

1- Në c’mënyrë mund tu sigurojmë të gjithëve mundësi të barabarta dhe siguri në ekonominë e re?

2- Si mund ta bëjmë ekonominë të punojë për ne dhe jo kundër nesh-në vecanti kur bëhët fjalë për tu përballur me sfida imediate sic është klima?

3-Në c’mënyrë mund të jetë Amerika e sigurt dhe udhëheqëse në botë pa u shndërruar në policin e botës?

4 -Si ta bëjmë politikën të pasqyrojë anën tonë më të mirë dhe jo anën tonë më të keqe?

Në lidhje me cështjen e pare, ate te ekonomisë, Obama, ne fjalen e tij rikonfirmoi faktin e pakontestueshëm se, në këtë periudhë, SHBA kanë ekonominë më të fortë dhe më të qëndrueshme në botë. Rritja e numrit të vendeve të punës është më e larta në histori. Janë krijuar rreth 14 milionë vende të reja pune dhe papunësia është përgjysmuar. Industria e makinave shënoi vitin më të suksesshëm në historine e saj. Manifaktura ka krijuar rreth 900.000 vende të reja pune në gjashtë vitet e shkuara. Dhe mbi të gjitha SHBA kanë ulur deficitin me rreth tre të katërtat. Dhe të gjitha këto arritje kanë ndodhur në një epokë që nuk ngjan me asnjë në histori. Në një botë të globalizuar,plote dinamizem dhe zhvillime, ku konkurrenca ekonomike është gjithnjë e më e madhe.

Ne kete fjalim, Ai rikonfirmoi faktin se arritjet ne zhvillimet ekonomike, nuk konsiderohen te vecuara (perkundrazi jane te lidhura ngushte dhe me ndikim ne rritjen ekonomimke) nga sukseset ne reformat ne arsim dhe ne sistemin e sigurimeve shoqërore. Presidenti Obama u fokusua te të dyja këto cështje duke pasqyruar efektin që politikat e ndjekura prej Tij (si p.sh. Reforma No Child Left Behind dhe Affordable Care Act) patën në përmirësimin e cilësisë së arsimit të ofruar, sidomos për shtresat në nevojë si dhe në përmirësimin e gjendjes së sigurimit shoqëror për rreth 18 milionë qytetarë. Gjithashtu Obama shpalosi gjithashtu “sfiden e luftes ndaj kancerit “qe do ta conte SHBA ne fitoren e nje gare te re shendetsore, ate te gjetjes se sherimit nga semundja e kancerit. ”Vitin e kaluar,zevendes presidenti Biden me tha se Amerika mund te kuroje kancerin. Muajin e kaluar ai ka punuar me kongresmenet qe ata t’i tregojne Institutit Kombetar te Shendetesise burimet me te forta qe ata i kane pasur brenda 10 viteve” tha ne fjalen e vete Obama. Në lidhje me cështje e dytë, atë të inovacionit, presidenti Obama theksoi se”… Shpirti i zbulimit gjendet në AND-në tonë…” Politikat e ndjekura nga administrata e Tij ndihmuan në mbrojtjen e lirisë së internetit dhe në mundësimin e aksesit në të të qytetarëve me të ardhura të ulëta. Por edhe kërkimi në fushën e shëndetësisë ka dhënë rezultate të kënaqshme.

Një cështje e rëndësisë së vecantë ku u ndal ne ketefjalim ishte edhe cështja e ndryshimeve klimaterike dhe rëndësia që administrate e tij i dha që në fillim të mandatit të pare ceshtjeve te ambientit dhe energjisë së pastër,ndikimit te tyre ne zhvillimin e qendrushem ekonomik.. Sipas Tij, investimi më i madh i bërë ndonjëherë në fushën e energjisë se pastër, rreth shtatë vite më parë, ka dhënë rezultate mbresëlënëse. “…Energjia e erës nga Ioëa deri në Texas është më e lirë se sa energjia konvencionale…”. Gjithashtu SHBA kanë ulur importin e naftës dhe kanë ulur ndotjen nga karboni më shumë se cdo vend tjeter në botë.

Cështja e tretë kishte të bënte me rolin dhe fuqinë e SHBA në një botë në ndryshim të vazhdueshëm. Pra “Në c’mënyrë SHBA do jetë më e sigurt dhe më e fuqishme pa u izoluar dhe pa u përpjekur të ndërhyjë kudo ku shfaqet një problem?”. Ne kete ceshtje,shume e rendesishme per zhvillimet globale,presidentit Obama,rikonfirmoi faktin se, SHBA, vazhdojnë të mbeten shteti më i fuqishëm ushtarakisht në botë, me ushtrinë më moderne dhe me ndikimin më të madh global. Problemet me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar vitet e fundit (Lindja e Mesme, konfliktet e tjera rajonale) nuk erdhën si pasojë e uljes së fuqisë së SHBA, por si pasojë e shteteve të dështuara. Prioriteti kryesor i administratës amerikane ne drejtimin e Tij, ka qenë dhe mbetet ruajtja e sigurisë së SHBA dhe lufta kundër terrorizmit,rrjeteve terroriste si Al Qaeda dhe ISIS në një realitet global të ndryshëm nga ai i dhjetëvjecarëve të kaluar, si pasojë e zhvillimi të mjeteve të komunikimit. Për këtë arsye SHBA bashkë me një koalicion me më shumë se 60 vende të tjera do të vazhdojë me vendosmeri luftën e nisur kundër terrorizmit. Por kriza ka dhe do të ketë edhe në pjesë të tjera të botës. Përqasja që SHBA ka pasur gjatë këtyre viteve ka qenë që, sigurisht, kur është nevoja do të veprojë edhe e vetme për të mbrojtur qytetarët dhe aleatët e saj.Por Ai theksoi ,gjithashtu,se për cështje me interes global,SHBA, do të mobilizojë botën dhe do të sigurohet që cdo shtet do të mbajë përgjegjësinë dhe peshën që i takon.

Cështja e katërt ishte ndoshta edhe me filozofikja e më teorikja por me një impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Cështja se cfarë të arrdhme duam tu lëmë fëmijëve tanë, mundësi dhe siguri për familjet, rritje të standardeve të jetesës dhe një planet më paqësor dhe të qëndrueshëm për fëmijët tanë.Lidhur me kete ceshtje,presidenti Obama theksoi se e gjithë kjo mund të jetë e mundur vetëm nqs të gjithë punojnë dhe kontribuojnë së bashku. Vetëm nëpërmjet zhvillimit te nje debatit te gjere racional dhe konstruktiv,gjithmonë në kornizën demokratike të sistemit politik. Por theksoi dhe nevojen e permiresimeve te cdo sistemi politik. Dhe ky përmirësim mund të vijë vetëm kur qytetarët vazhdojnë të kenë besim se një sistem i caktuar politik mund të përmirësohet,mund te modernizohet.Gjithashtu kjo kerkon,besim për të ndryshuar, besim për të përmirësuar.Kjo kerkon pjesëmarrje në proceset politike që gjenden në themelet e demokracisë.Prandaj ndryshime te tilla mund të vijnë vetëm nga qytetarët, vetëm kur qytetarët e kërkojnë atë.

Ky është kuptimi i vërtetë i një qeverie te popullit, nga populli, për popullin.

Fjalimi i presidenti te SHBA, “State of the Union”, rikonfirmoi edhe njehere rolin lider te SHBA si fuqia me e madhe ekonomike ne zhvillimet globale dhe politiken e jashtme dhe te sigurise kombetare dhe globale. Ai ishte nje vision mbi zhvillimet e srdhshme dhjetvjecare ne SHBA dhe ne menyre Globale. Padyshim qe ky vision nuk mund te anashkalohet nga debate mes kanditave te rinj presidencial ne zgjedhjet e ketij viti. Dhe kjo ka filluar. Ne reagimet e para rreth fjalimit teb Presidentit Obama, kandidatja demokrate dhe bashkepuntorja e ngushte ne mandatin e pare te presidentit Obama, znj.Klinton dha mbeshtetjen e plote per vizionin e paraqitur ne kete fjalim,e cila u ndesh me kundershtimet e kandidateve republikan, Trump dhe Bush. Nderkaq, SHBA, marshon ne rolin e liderit, me sukses.

 

http://www.panorama.com.al/fjalimi-i-obames-dhe-e-ardhmja-qe-duam-tu-leme-femijeve/