Pas një seance maratone ,edhe pse mazharonca u pëArpoq të paraqiste projektin e vetë të zhvillimit përvitin 2016,të përkthyer në shifra,opozita pati një fjali të vetme për këtë çështje. Këtë e tha z.Bode në fund të fjalës së vetë e në krye të gjithë fjalimeve të kolegëve të tij opozitare.Ai theksoi se “KY BUXHET ESHTE ME KEMBE NE TOKE.UROJE QE TE ZBATOHET .

Kjo eshte e vertete.Ose do te ishte nje buxhet me kembe në tokë,ose duhet te ishte me kembe në grope,te ktheheshim mbrapsh,atje ku opozita na la ne 8 vjetet e saj kur ishte ne pushtet.Grope nga e cila tashme po dalim.Kjo pune keshtu e pat.Ne zgjodhem token ,ata gropen.
Por ne fakt qytetaret jane te interesuar ne se ekonomia do te jete me mire ne vitin 2016,a do te jene me te permiresuar buxhetet e tyre fsmiljsre? A do te jetojne me mire? A do te kete me pak te verafarer? Bisnesi do te dije se si do mbeshtetet e do zhvillohet ai?Te rinjte se si ,ku do shkollohen e do punesohen? etj.Prandaj le ti kthehemi disa karakteristikave te ketij buxheti per vitin 2016, por me pare…
NE SE BAZOHET BUXHETI -2016 ?
Ky eshte buxheti i trete qe po diskutojme, dhe natyrisht do te zbatojme,i Qeverise se mazhorances aktuale.Buxheti i vitit 2014,ne vitin e pare te qeverisjes e meritoi dhe e vertetoi cilesimin si buxheti i kthesës.Kjo pasi synimi dhe objektivat kryesor te tij,qe ishin,frenimi i krizes, venia ne kontroll e financave publike ,borxhit dhe deficitit,fillimi i shlyerjes se detyrimeve te prapambetura dhe fillimi i mbeshtetjes se sektoreve ekonomike.,sic e diskutuam pak dite me pare ne kuvend (Diskutimi i Buxhetit Faktik 2014),pergjithsisht u arrit. Buxhetin e vitit 2015,vitit qe po mbyllim,edhe pse permes shume veshtiresive,rrjedhoje e nje sere reformash te ndermara,.efekti i te cilat pritet ne vitin 2016,i ndikimit te zhvillimeve rajonale dhe europiane te ekonomise,perseri,mendoj se pergjithsisht,po ja arrine qellimit dhe cilesimit qe ne i beme nje vit me pare,si buxhet.te rimekembjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal.
Te dy keto buxhete u shoqeruan dhe mbeshteten reforma te rendesishme ne vend .Dy paketata fiskale te ndermara shtuar ketu edhe masat e mara per favorizimin e investimeve strategjike dhe ne turizem,9qe priten te zbatohen vitin qe vjen) krijuan rreth 100.. masa mbeshtetese ne sektore te rendesishem te ekonomise, ne energji,bujqesi agrobisnes,turizem dhe industrine fasonitse,etj. .
Rritja ekonomike mori kthesen dhe shenoi hapat e pare te rritjes me nje gati dy fishimne krahasim me vitin 2013 kur erdhem ne pushtet.Disa tregues te pritshem te ketij fundviti,qe kane sherbyer edhe si baze per p/buxhetin e paraqitur jane;
Të ardhurat 387.0 mld lekë ose 26.8 % e PBB
Shpenzimet446.3 30.9 %
Deficiti 59.34.1 %
Borxhi publik 72.6 %
Rritja ekonomike 2.7 %
Ky eshte edhe konstatimi i Progres Raportit te fundit te BE,i cili thekson se” Sa i përket kriterit ekonomik “Shqipëria e ka ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe është e përgatitur në mënyrë të moderuar për të zhvilluar një ekonomi tregu funksionale. Është arritur progres në përmirësimin e stabilitetit makroekonomik, perspektivat e zhvillimit janë përmirësuar dhe ka nisur reforma e menaxhimit të financave publike. Megjithatë, ende mbeten sfida të mëdha. Shqipëria duhet të synojë veçanërisht konsolidimin fiskal, të përmirësojë kuadrin e menaxhimit të buxhetit, të trajtojë nivelin e lartë të huave jo-performuese dhe të përmirësojë mjedisin e biznesit duke forcuar shtetin ligjor..
E pra,ne kete klime arritjesh dhe sfidash e pergjegjesish eshte hartuar dhe po diskutojme sot p/buxhetin e vitit 2016.
Projekt Buxheti i vitit 2016,te cilin po diskutojme ,ka si karakteristik kryesore te tij konsolidimin fiskal dhe mbeshtetjen e reformave te nisura ne vend ,me synim vazhdimin e rritjes ekonomike te qendrueshme.
Kjo vecori diktohet si nga zhvillimet e brendshme ekonomike e financiare, ashtu dhe nga ato te jashtme si dhe nga rekomandimet e institucioneve nderkombetare dhe BE-se.Rritja ekonomike ne vend ka shenuar kthesen dhe eshte ne rrugen e rriitjes.Keshtu nevitin 2013 ajo ishte 1. 5 %, ne 2014-2,1%, i pritshmi per vitin 2015- 2.7/% dhe parashikimi per 2016, pritet te jete 3.4 %. Megjithate,ky vit qe po leme pas, po konsiderohet jo i lehte financiarisht(borxhi publik 72.6 % e GDP,Deficiti Buxhetor 4.1 % e GDP dhe te ardhurat e pritshme nen performance,ndonse me te medha se ato te realizuara ne keta dy-tre vjet).,Nderkaq edhe zhvillimet ekonomike te jashtme per kete vit qe po mbyllet,po korrigjohen me ulje te rritjes ekonomike globale, nga 3.3 % ne 3.1 %.
KARAKTERISTIKAT DHE PRIORITETET.
Ja disa nga karakteristikat, vecorite dhe prioritet:
• Se pari,Edhe ky buxhet shoqerohet nga nje pakete fiskale e cila nuk rrit taksat, përkundrazi i ul ato.Kjo pakete ,ka ne themelin e vet perjashtimin nga taxa te bisnesit te vogel,nje mase ekxtremisht positive prej te ciles perfitojne rreth 83 mijë subjekte të biznesit të vogël me një xhiro vjetore nga 0 deri në 5 milionë .Kjo mase kerkon njehershi vazhdimin e konsolidimit te sistemit fiscal,permes ndergjegjsimit te metejshem fiscal dhe vazhdimin e luftes kunder informalitetit dhe ruajtjen dhe konsolidimin e metejshem te sistemit fiskal..Projektet qe permiresojne taksat locale ate te turizmit dhe te truallit,ato per akcizat dhe taksat kombetare si dhe grupi p/ligjeve sociale.Kjo pakete,edhe pse me ndikim ,ne total,neutral ne te ardhurat ne buxhet, ka ndikimin e vet ne nxitje te punesimit ,zhvillimit dhe zbutjen e varferise dhe njehershi ruan vazhdimesine permiresuese ne disa taxa dhe te frymes se antiinformalitetit.
Se dyti.,Rrit ndjeshëm kompetencat, shërbimet dhe fondet për qeverisjen vendore në fusha dhe sektorë zhvillimore si: bujqësia, pyjet, emergjencat, arsimi parauniversitar etj., duke e kthyer qeverisjen vendore në një pushtet që ofron mundësi dhe potenciale zhvillimi.
• Viti 2016 mund te quhet vit i thellimit të decentralizimit dhe të zgjerimit të autonomisë së pushtetit vendor.
• Buxheti i vitit 2016 është buxheti i fillimit të zbatimit të reformës së re administrativo-territoriale. Ky buxhet hedh themelet e nje konsolidimi te 61 bashkive.
• Garantohet një ndarje më e drejtë dhe transparente e financave për njësitë e qeverisjes vendore me një formule te bere ne bashkëpunim me USAID-in, ku kriteret e marre per përllogaritjen e transfertës se pakushtëzuar janë objektiv, te thjeshte, transparent dhe te matshëm.
• Buxheti vendor i vitit 2016, me tërë komponentët e tij, është 19 për qind më i lartë se ai i vitit 2015, ose 70 për qind më i lartë se ai i vitit 2013.
• Ne buxhetin e vitit 2016 pushteti vendor përfiton 48 miliardë leke ndërkohë qe ne vitin mete te mire te periudhës 2006-2013 ka marre 28 miliard leke ose ne dy vitet e fundit eshte rritur me 18 miliardë leke, ndërkohe qe ne periudhën 2006-2016 eshte rritur vetem 9 miliardë leke.
• Risi e këtij buxheti është decentralizimi dhe përparësia e investimeve për ujitjen dhe kullimin, rreth 2.5 miliardë lekë
• Se treti,shquhet për mbështetje e thellim të një numuri reformash strukturore dhe politikash të reja, që do të sjellin më shumë gjallëri, rritje e zhvillim ekonomik. si ne
dixhitalizimin e shërbimeve, shpenzimet për Kompensimin në Vlerë të pronarëve për vitin 2016,,pas miratimit te ligjit te ri per kete ceshtje parashikohen në total në masën 3 mld LEK,reformat. Reforma ne financat publike,-Reforma në Administratën Publike-Reforma në Punësim dhe Zhvillimin e Aftësive,si dhe mbeshtetjen e disa sektoreve te ekonomise,disa prioriteteve ,si bujqesia,energjia,turizmi,aresimi,shendetsia,etj
Por ajo qe eshte shume e rendesishme eshte Konsolidimi fiskal.
KONSOLIDIMI FISKAL
Pse është i rendesishem konsolidimi fiskal? Megjithëse konsolidimi fiskal ka qene objektiv dhe dy vitet e kaluara,duket se treguesit e mësipërm ekonomik dhe financiar(po te kthejme koken pas, kur kjo mazhorance erdhi ne pushtet dhe te gjykojme me gjendjen e sotme) do te na “kenaqnin” me shume sikur buxheti i vitit 2014 te nderonte vend me kete te 2016.Por kjo ska se si te ndodhe .Prandaj Konsolidimi Fiskal eshte rruga e duhur.Ky eshte i nevojshem si per te ruajtur stabilitetin makroekonomik ashtu dhe per te menaxhuar me efektivitet finacat publike,si dhe kjo do te jete nje baze e mire per “shendetin”financiar te vendit per te ardhmen.Per ndryshe….?!
Nisur nga gjykim,tre jane treguesit kryesore qe deshmojne faktin se Buxheti 2016(duke qene me konservator dhe me realist ne krahasim me buxhetin e vitit 2015) synone per kete vit, konsolidimin fiskal.
Se pari,pas marjes ne kontroll,për herë të parë fillon ulja e borxhit publik, duke hedhur hapin e madh në garantimin në terma afatmesme dhe afatgjatë të financave publike Borxhi publik do të fillojë në mënyrë të sigurtë trajektoren rënëse, duke zbritur në nivelin 70.9% në 2016 nga 72.6% në 2015.
Se dyti, Deficiti buxhetor për vitin 2016 parashikohet të ulet në nivelin 2.2% të PBB-së nga 4.1% e PBB-së që ishte në 2015 me një ulje prej 23.8 miliard ose 40.9% në raport me Aktin Normativ 2015. Kjo ulje e ndjeshme, tregone nje angazhim të fortë për të reduktuar nivelin e borxhit publik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Në aspektin e financimit të deficitit buxhetor, ky buxhet programon që mbështetja për financim nga tregu i brendshëm të jetë minimale, me rreth 26.1 mld lekë (nga rreth 41.6 mld në 2015), duke lënë në këtë mënyrë thuajse të gjithë hapësirën për kredi bankare drejt sektori privat.
Se treti, Ky buxhet programon një balancë primare me suficit prej 0.3% të PBB, ndërkohë që pothuajse në të gjitha vitet e dekadës së fundit (përjashtuar 2010) buxhetet janë programuar me deficite primare, mesatarisht -2% të PBB çdo vit.
Buxheti 2016,fal politikave te te ardhurave dhe shpenzimeve,borxhit,deficitit dhe suficitit primar te permendur me siper, materializon më tepër se çdo vit tjetër përgjatë dy dekadave të fundit (përjashtuar 2008) parimin e të ashtu-quajturit “rregulli i artë” i buxhetit.
Natyrisht qe këta tregues te rendesishem, dëshmi e synimit te konsolidimit fiskal te pritshëm nuk arrihen thjeshte nga dëshira dhe shifrat e deklaruara,te vendosura ne ketë p/buxhet për vitin 2016. Por ky objektiv eshte e lidhur dhe i ndërvarur nga nje sere faktoresh dhe treguesish te tjere,ekonomik e financiar,nga politikat e prioritetet e zhvillimit ekonomik,nga politikat fiskale dhe vecanerisht nga realizimi i objektivave te te ardhurave dhe nga injektimi i ekonomise. Po, nga injektimi i ekonomise permes shpenzimeve buxhetore(me financim te brendshëm dhe te huaj) dhe ato qe do te kryen nga bisnesi,dhe ne vecanti,ne kete situate ekonomike e financiare,nje rendesi merr cilesia dhe eficensa e ketyre shpenzimeve. Cdo cenim i treguesve te mesiperme, do te ndikojne negativisht dhe cdo percaktim realist dhe i prioritizuar drejt dhe per me teper, realizim i tyre dhe me cilesi dhe eficense,do te ndikoje pozitivisht,ne synimin e konsolidimit fiskal dhe do te mbaje te pacenuar standartet e procesit dhe menyres se buxhetimit.
Sa i perket te ardhurave te projektuara per vitin 2016 ,te cilat jane ne shifren 387.0 miliarde leke ose 26.8. % e PBB,edhe pse jane parashikim me realist ne keta tre vjet,padyshim qe kerkojne nje angazhim me te madh se kurre, me masa te qarta per te arritur objektivat e viti 2016.Nje angazhim i tille buron edhe nga nenperformanca(mosrealizimet) e ketij viti qe jemi ne te ardhurat tatimore e doganore.Njehershi,objektivi i vitit 2016 per te ardhurat ,edhe pse shoqerohet me nje pakete fiskale thuaj se neutrale ne ndikimin ne buxhet,ku nga zerimi i taksimit te bisnesit te vogel deri ne kufi xhirroje pese milion leke(mase kjo ekstremisht pozitive nga ku perfitojne 83.000 bisnese,e cila mund te ishte edhe ne nje shume minimale si shifer kontrolli)do te duhet te mbeshtetet ne vazhdimesi si nga lufta kunder informalitetit,evazionit,kontrabandes e korrupsionit,ashtu dhe nga nje plan aksionesh,qe te mbrojne sistemin,ku ndryshimet cilesore ne eficencen e administrates doganore e tatimore duhet te konsiderohen mire,si dhe nga nje permiresim i klimes se biznesit dhe zgjerim i metejshem i lirise ekonomike.Keto masa ne funksion te kompensimit te te te ardhurave qe do te mungojne nga taximi zerohe i bisnesit tevogel dhe “mbrojtjes se sistemit’ nga tronditjet. Nderkaq, ne kete situate konservative buxhetore te pritsshme per vitin 2016, do te duhet një vëmendje me e madhe te cilësia dhe eficensa e shpenzimeve,buxhetore.
CILESIA DHE EFICENSA E SHPENZIMEVE.
Fakti qe shpenzimet ne përgjithësi,dhe ato per investime ne veçanti, te projektuara për vitin 2016, jane me te ulta se vitit 2015 (per vtin 2015 shpenzimet ne total janë parashikuar 417.7 miliardë leke ose 27,3 %e PBB,shpenzimet për investime arrijne shifren 76 miliardë ose 5.1 % e PBB).Kjo si rrjedhoje e mosperfshirjes ne to te shumave per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura ndaj biznesit, (praktike e realizuar ne vitin 2014 dhe 2015) dhe objektivit per konsolidim fiskal, duhet te na ktheje vemendjen me shume te cilesia dhe eficensa e shpenzimeve publike. Gjithashtu, padiskutim qe, konsolidimi fiskal do ketë ndikim ne veprimtarine dhe zhvillimin ekonomike. Nderkohe, analiza e rritjes ekonomike qe behet per vitin 2016 e qe konsideron efektin e rritjes se kërkesës se brendshme, nuk mund te moskonsideroje ne te njejten kohe, edhe ate, qe ulja e shpenzimeve e parashikuar per vitin 2016, do te beje presion negativ ndaj kesaj kerkese..
Bazuar ne sa mesiper dhe se duke marre parasysh se buxheti 2016 parashikon nje konsolidim fiskal drastike, por te nevojshem per te ulur nivelin e borxhit, ndersa rritja ekonomike parashikohet ne nivelin me te larte ne 5 vitet e fundit (pse jo dhe ne rajon!), ceshtja shtrohet se cilet jane shpenzimet,sidomos ato per investime, qe do te mbështesin rritjen ekonomike, ne cilat prioritete orientohen ato dhe çfarë cilësie dhe eficence do te realizojnë ato ne vitin 2016. Te gjitha këto për te mbajtur ne nivelet te dëshirueshme e te pranueshme treguesit kryesore, ne kontekstin e garantimit, te konsolidimit fiskal. Kësisoj, cilësia e shpenzimeve lidhet me prioritetin, me përcaktimin dhe selektimin e projekteve prioritare, nisur nga roli dhe rëndësia qe ato kane ne ndikim te shpejte dhe me te madh ne oportunitetet qe krijon ne zhvillimin sipas territorit dhe popullsisë (Fondi Zhvillimit Rajonal),ne rritjen ekonomike, punësimin dhe uljen e varfërisë. Cilësia dhe eficenca e shpenzimeve rritet dhe ndikon për mire ne ekonomi kur ka një harmonizim te drejte midis shpenzimeve për zhvillim dhe atyre mbeshtetese te këtij zhvillimi. Dhe kjo lidhet gjithnjë me prioritetet. P.sh: a janë me te leverdishme disa shpenzime për investime infrastrukturore ne ndihme te bujqësisë dhe agrobiznesit qe afrojnë me shume prodhimet me qendrat e tregtimit e te përpunimit, apo ato infrastrukturore qe ofrojnë me shume qendrat e zhvilluara me pikat turistike dhe plazhet(turizmi), mbështetja e zhvillimeve ne porte e ne sektorin energjetik (sic parashikohet),ne arsim,shendetsi,etj. Njëhershmi kjo lidhet dhe me rritjen e disbursimit te investimeve te huaja, transparencës se prokurimeve publike dhe me tej me zbatimin korrekt ligjor dhe teknik projekteve qe kontraktohen, probleme këto te lidhura drejtpërsëdrejti edhe me menaxhimin e financave publike. (ceshtje qe kane te bejne me kontrollin, supervizionin rigoroz te mënyrës se si shpenzohet dhe ku shpenzohet, çfare përfitohet nga ky shpenzim).

Diskutim në emër të Grupit Parlamentar të PS.

Akademik,Prof Anastas Angjeli

10574409_1489595797948891_7421099704074711743_n

http://telegraf.al/ekonomi/prof-anastas-angjeli-buxheti-i-konsolidimit-fiskal-i-vazhdimit-te-reformave-dhe-zhvillimit-te-qendrueshem