Nje burre i mencem,nje ekonomist i shquar pat thene se: ”Ka disa fjale,qe vrasin si plumbi. Nje nga keto fjale eshte fjala prone,-fjala toke”,megjithse fjala prone ne konceptin qe po trajtojme ne sot, eshte,padyshim ,me e gjere.Kjo jo vetem se ceshtja e prones,e asaj private eshte ne themel te shoqerise qe kemi nisur te ndertojme prej 25 vjetesh,e sanksionuar ne kushtetute,por eshte nje e drejte themelore e njeriut ,e lidhur drejtpersedrejti me nderin e njeriut dhe dinjitetin e tij.Jane keto aresye madhore ,qe trinomi Jeta.-Liria dhe Prona jane trinomi i cmuar per njeriun.Njehershi,ceshtja e prones eshte e lidhur me zhvillimin e ekonomise se vendit ,permes investimeve dhe zhvillimit te bisnesit.
E pra,per kete dhe ne funksion te ketij qellimi,pyetja qe shtrohet eshte se cfare kemi bere ne te gjithe,politika, deri me sot per zgjidhjen e kesaj ceshtje,ne cfare situate ndodhemi? Dhe cfare oferte po vjen me P/Ligjin “Per trajtimin e Prones dhe perfundimin e procesi te kompensimit te pronareve”per zgjidhjen e kesaj ceshtje? Per kthimin e dinjitetit te meperkembur ne keta 25 vjet?
Pikerisht,per tju pergjigjur ketyre pyetjeve,mund te thuhet se ,nqse ka ndonje ceshtje te bere me keq nga politika ne keta 25 vjet tranzicion,eshte pikerisht, kjo e trajtimit dhe kompensimit te pronave. Nga qeveria në qeveri, të gjithë janë marrë me “litarin e pronës” dhe fatkeqësisht të gjithë e kanë lënë përherë jashtë atë si një lak për qeveritë pasardhëse. Qeveritë kanë ikur njera pas tjetrës, por laku i ka mbetur në qafë pronarëve dhe mbi të gjitha ka penalizuar në vite shoqërinë dhe ekonominë shqiptare. Prandaj na duhet nje zgjidhje perfundimtare.
Na duhet pra nje zgjidhje perfundimtare,jo thjesht e vetëm zgjidhja në gjenezë e procesit, por per te eleminuar edhe shumë nga ndërhyrjet politike në vite, një pjesë e mirë populiste dhe klienteliste,qe kanë përkeqësuar më tej procesin.
Shkaqet, per kete situate ,janë të shumta, dhe te ndryshme.
Ja disa prej tyre:.
Së pari Sot ekzistojne te pakten mbi 16 ligje, te cilat pretendohet se rregullojne sektore te ndryshem te te drejtave te pronesise,por qe ne fakt jane me te paharmonizuara se kurre, dhe me mbivendosje ligjore dhe institucionale,qe kane sjelle nje konfuzion te plote.
Nderkohe qe vetem ne fushen e kthimit dhe kompensimit te pronave ky parlament ka miratuar 3 ligje baze “Per kthimin dhe kopmpensimin e pronave” – dy ne vitin 1993 dhe ligjin konsesual te vitit 2004. Nga viti 2004 për të adresuar cështjet e pronësisë ndër vite te ketij legjislacioni, janw kryer rreth 14 ndërhyrje ligjore, (11 here nga parlamenti dhe 3 here nga Gjykata Kushtetuese) dhe sa here miratoheshin zgjidhje te reja aq me shume i largohej qellimit te mire qe pati legjislatori ne vitin 2004 per ti dhene zgjidhje finale kesaj ceshtjeje. Por jo vetem, fakt eshte qe ky proces eshte shoqeruar me ndryshime të vazhdueshme të strukturës së trajtimit të pronës fillimisht komisione, pastaj Komitete, pastaj zyra rajonale, e së fundmi AKKP, duke krijuar mbivendosje te renda kompetencash dhe pergjegjesish te cilat e si rezultat mbajten larg nje zgjidhje perfundimtare te ketij procesi mbas 22 vitesh nga nisja e tij !!
Së dyti ,kemi mbartur në vite një administratë tërësisht të patrajnuar dhe aspak profesioniste, si rregull militante dhe mbi të gjitha shumë e pa qëndrueshme, aq sa kemi arritur që thuajse ne te gjithe Progress Raportet e Bashkimi Europian,ne gjithe keta vite, e kane konsideruar si shqetësim thelbësor ceshtjen e prones dhe te administrates qe merret me keto probleme.
Së treti,Kemi trajtuar ceshtjen e prones dhe te konflikteve pronesore ne ate menyre qe te gjithe vleresimet e bera nga institucionet qe matin Lirine Ekonomike dhe Te Berit Bisnes(qe kur keto kane filluar te maten e te rankohen per Shqiperine) e konsiderojne kete ceshtje si ate me problematiken ,dhe pengese per rankim pozitiv te Shqiperise.
Se katerti, në vite në trajtimin e cështjeve të pronësisë është punuar pa inventar, pa database, pa një hartë kombëtare te pozicionimit hartografik te vendimarrjes se dhene duke shkaktuar ne kete menyre shumë mbivendosje pronash e si rrjedhim duke i perplasur pronaret me njeri tjetrin ne dyert e gjykatave per shkak te nje papergjegjshmerie administrative ne trajtimin e njohjes, kthimit apo kompensimit te pronave, te zgjatura prej vitesh;
Ky proces i tejzgjatur ne kete fushe, jo vetem qe nuk arriti dot te mbyllte ne teresi te gjitha kerkesat per njohje pronesie duke lene peng nje numer te madhe dosjesh ende te pashqyrtuara – sot rreth 11.000 tw tilla (rreth 9300), por mbi te gjitha nuk arriti kurre te nise nje proces serioz per ekzekutimin e vendimeve per kompensim te dhena qysh ne vitet e para te ketij procesi deri me sot.
Nese konsiderohen se shperblimi i pjesshem finanaciar i 20 – 30 vendimeve per kompensim ne vit pergjate 10 viteve te fundit eshte i mjaftueshem atehere mund te thuhet se sot identifikohen mbi 26 mije vendime qe presin te kompensohen nga qeveria permes nje fature galopante ne vleren e saj.
Nje ceshtje e rendesishme eshte transparenca e kryer dhe si do te vazhdoje kjo transparence ne procesin e kompensimit te prones.Kjo eshte e rendesishme po te konsiderojme menyren se si eshte vepruar deri tani , duhet pranuar se ajo,ka lene mjaft per te deshiruara.
Nga ana tjetër dhe vet metodologjia e kompensimit ndryshonte pothuajse çdo vit, duke u konsideruar ne vitin 2012 nga Gjykata e Strasburgut si nje proces i cili nuk garantonte trajtimin e barabarte te pronareve dhe ne pergjithesi i parregullt. Ne 22 vjet qeverisje nuk u arrit te kompensohet asnje meter katrore toke bujqesore, per te mos folur per kompensimin e pyjeve apo kullotave.
Mund te kisha sjelle njesere shembujsh qe vertetojne kete qe theksova,mungesen dhe deformimin e transparences dhe historira nga me te ndryshmet.
E pra,ligji i ri,edhe pse mund te mos jete zgjidhja më e mirë e mundëshme, është zgjidhja më e pranueshme në kushtet aktuale, një zgjidhje që sipas saj nuk mund të cbëj padrejtësinë e krijuar në vite, por mund të na cojë në heqjen përfundimtare të lakut të pronës nga fyti ku na ka mbërthyer.
Me anë të këtij ligji synohet që në mënyrë realiste dhe konkrete të zgjerohet dhe të maksimalizohet numri i atyre që përfitojnë nga kompensimi. Zgjidhja e dhënë me formulën e paraqitur synon të jetë një një zgjidhje sa më realiste në kushtet konkrete të krijuara me kërkesat e patrajtuara apo të pazgjidhura ende, duke prezantuar jo një zgjidhje me synimin e vetëm për të kaluar rradhën, por një projekt që synon të ofrojë një zgjidhje përfundimtare të problemit ose sic do ta përkufizonte një miku im i mirw, një nga të shumtët pronarw, pjesë e këtij kalvari pritjeje, një zgjidhje me një fund ndoshta edhe të dhimbshëm, për ti dhënë fund një procesi pa zgjidhje ose një tmerri pa fund.
Ligji i ri ka për qëllim të reformojë totalisht AKKP-në e famshme e cila në vitin 2013 la si pengmarrje rreth 9300 kërkesa të patrajtuara dhe 26 000 vendime kompensimi të patrajtuara me asnjë këst. Synohet gjithashtu,shndërrimi në një institucion ku pronarët të ndihen të sigurtë se me depozitimin e kërkesave të tyre, do trajtohen në kohë rekord, me transparencë të plotë dhe kryesorja mbështetur në ligj.
Synohet gjithashtu, që në zbatim të këtij ligji, kjo agjenci të funksionojë në mënyrë dixhitale, me inventar elektronik dhe me intensitet të lartë, krijimin e një rregjistri kombëtar, ku rradha do jetë sipas datës dhe vitit të dhënies së vendimit duke filluar nga më të vjetrit natyrisht, dhe kjo rradhë do jetë e pakapërcyeshme për askënd.
Konsultat e vazhdueshme me ekspertët ndërkombëtarë, me gjykatën Europiane të Strasburgut, me OSCSE, reflektimi ne vendimet e gjykatës kushtetuese dhe të gjykatës së lartë,konsultimi me faktoret e intersit, janw baza ku wshtw mbwshtetur fort ky projektligji ri.
Njehershi,duke konsideruar, gjithashtu, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka mbështetur qëndrimin se e drejta për pronë, në kuptimin kushtetues dhe të rregullave të së drejtës ndërkombëtare, nuk identifikohet me rikthimin e pronës të marrë nga ana e regjimeve totalitare. Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave në vendet e tranzicionit paskomunist nuk bazohet në të drejtën e pronës, por në parimin e ndershmërisë dhe të drejtësisë dhe, për më tepër, në parimin e shtetit social. Këtij qëndrimi i është përmbajtur përgjithësisht praktika e të gjithë vendeve që janë ndeshur me të njëjtin fenomen. “Parimi i drejtësisë dhe ai i proporcionalitetit”, në analizën kushtetuese që kjo Gjykatë ka bërë, nuk kërkojnë … të kthejnë të drejtat e pronësisë për të gjithë ish-pronarët a trashëgimtarët e tyre apo t’i kompensojë ata me vlerën e plotë.” Objektivi i kthimit të të drejtave të pronës nuk është fshirja e të gjitha padrejtësive, por zvogëlimi i tyre. Kthimi i të drejtave të pronës nuk duhet të shkaktojë padrejtësi të tjera.
Nga konsultimi i bërë, është vërejtur gjithashtu se nga disa grupet te interesit eshtë keqkuptuar objekti dhe parashikimet e ligjit, duke pretenduar se ka cenim të sigurisë juridike pasi do të ketë rishikim të vendimeve administrative dhe gjyqësore përfundimtare. Në fakt, projektligji nuk parashikon rishikim të këtyre vendimeve por vetëm vlerësim financiar që kryhet nga Agjensia e Trajtimit të Pronës (ATP), për ato vendime përfundimtare administrative ose gjyqësore që kanë njohur të drejtën e kompensimit dhe janë të paekzekutuara, në të cilat nuk ka disponim në vlerë financiare të detyrimeve që shteti ka ndaj personave që u është njohur e drejta për kompensim.
Njehershi, ka pretendime se nuk parashikohet kthim i pronës, ndërkohë që prona duhet të kthehet e lirë ashtu si është 100% ndërkohë që aty ku nuk është e mundur duhet të ketë kompensim financiar. Gjithashtu është kërkuar prej tyre të mos cënohen standartet dhe zhvillimet që ka njohur legjislacioni në këtë fushë, për aq sa është arritur nga qeverisja e asaj kohe.
Duke marrë shkas ngaketo deklarata, do doja të sillja vëmendjen e opinionit publik, i cili është keqinformuar në këtë periudhë se projektligji ka hequr të drejtën e pronarëve për të përfituar kthimin e pronës së njohur me vendime përfundimtare. Neni 21, paragrafi 1 i projektligjit parashikon njohjen e së drejtës së pronësisë dhe kompensimin pa kufizim fizikisht, brenda pronës së njohur, për pronat e paluajtshme me përjashtim të tokës bujqësore, e cila, nëse konsiderohet e lirë, kompensohet fizikisht deri në 100 ha. Pra kompensimi pa kufizim brenda pronës së njohur është realisht kthim i pronës pa kufizim, në ato prona që janë të lira, ndërkohë që për tokën bujqësore projektligji parashikon kufizime në sipërfaqe në të njëjtat parametra sikurse i ka edhe ligji në fuqi.
Sa i takon moscënimit të standarteve, si mund të flasim për standarte, kur përgjatë 10 viteve deri në vitin 2013, është realizuar kompensim financiar për 16 ha tokë, ndërkohë që sipërfaqja e njohur me vendime përfundimtare për t’u kompensuar financiarisht është 73,400 ha. Pra vetëm 0.02% e pronës së njohur është kompensuar financiarisht. Pra nëse do duhet të ruanim standartin e deritanishëm, pronarëve do t’u duhej edhe 4588 vjet për kompensimin e të gjithë sipërfaqes së njohur. Ndërkohë që kërkesat e shtetasve shqiptarë në Gjykatën e Strasburgut sa vijnë dhe rriten, fatura financiare që taksapaguesit shqiptarë kanë paguar për çështjet e pronave në këtë Gjykatë kap vlerën e 19,000,000 Eurove. Vendimi pilot i dhënë nga kjo Gjykatë, për cështjen Manushaqe Puto etj kundër Shqipërisë i imponon shtetit tonë gjetjen e një mjeti juridik efektiv për të zgjidhur përfundimisht problemin endemik të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Përmes këtij projektligji,gjithashtu, synohet zgjidhja e problemit në kushtet konkrete të krijuara duke përjashtuar si zgjidhje të papranueshme, alternativën e ngopjes me lugë të zbrazur !
Natyrisht, që përmbushja me sukses e kësaj sfide në vlerësimin tim ka një parakusht që meriton vëmëndje nga qeveria. Kërkohet që agjensiat e trajtimit të pronave të ketë në stafin e saj juristë me përvojë në këtë fushë, pa paragjykime të ngjyrave politike, topografë të zotët, të sigurojë trajnime të vazhdueshme për ta, t’ju garantojë qëndrueshmëri në punë punonjësve të aftë dhe kryesorja të vendosë një sistem kontrolli mbi punën e tyre.
Ky process është një sfidë e madhe dhe e vështirë, ndoshta nga më të vështirat për qeverinë për periudhën në vazhdim. Shpresoj qe kjo sfide te perballohet me sukses,perfitues te jene at ate cileve u takon,dhe kjo histori te mari fund.Ka ardhur koha që të mos bëhet më politikë me pronat e pronarët, por t’i jepet zgjidhje këtij problem një herë e përgjithmonë.

A.Angjeli në Kuvend