Leksion i hapur: Sfidat e Integrimit për Shqipërinë

Eurodeputeti  dhe Raportuesi për Shqipërinë në ParlamentinEuropian, z. Knut Fleckenstein, në vazhdim të vizitës së tij dy ditore në vendin tonë, vizitoi Universitetin Mesdhetar tëShqipërisë, i cili u zhvillua në kuadër të leksioneve të hapura me personalitete të shquara që organizohen nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

z. Fleckenstein u prit nga Presidenti i Mesdhetarit, Prof. Dr.Anastas Angjeli, Akademik dhe Deputet i Kuvendit tëShqipërisë. Gjatë takimit theksi u vendos te rëndësia që ka për Shqipërinë procesi i integrimit si dhe reforma në drejtësi dhe procesi i dekriminalizimt. Profesor Angjeli theksoi faktin seduhet me shume për realizmin dhe thellimin e reformave tënisura, vendi ka nevojë për një reformë me te thelle rregullatoredhe për sa i përket përmirësimit të legjislacionit që lidhet me ekonominë. Kjo reformë e thellë rregullatore  duhet të ketë si synim kryesor sigurimin e një ambjenti sa më miqësor për biznesin si dhe përmirësimin e lirisë së të bërit biznes. Përmirësimi i kodit tregëtar, i kodit të procedurave tatimore do të reflektojnë efektet e tyre në këtë drejtim.

Gjatë leksionit të mbajtur përpara pedagogëve dhe studentëve tëUniversitetit Mesdhetar të Shqipërisë, z. Knut Fleckenstein u ndal në rëndësinë që ka procesi i integrimit jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. Ai u ndal te veçoritë që procesi ka në vende të ndryshme të rajonit si dhe te problematikat e ngjashme për të gjitha vendet. Z. Fleckensteingjatë referatës së tij përmendi edhe sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian si dhe vizionin e tij për të ardhmen e BE-së. në vazhdim ai ju përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve të pranishëm.

Ne leksion zoti Fleckenstein Z. Fleckenstein u fokusua nërëndësinë që reformat që po ndërmerr vendi ynë (sidomos ajo egjyqësorit por edhe e administratës publike) kanë në rrugën eintegrimit evropian. Gjithashtu edhe roli që mund të luajë shoqëria civile dhe  institucionet e ndryshme shoqërore siuniversitetet në rritjen e mbështetjes së opinionit publik në tëgjitha vendet që aspirojnë ti bashkohen BE-së ishte pjesë eligjëratës së tij. Në vazhdim analizoi edhe rolin qëë ParlamentiEvropian mund të luajë në mbështetjen ndaj vendeve të rajonitqë aspirojnë të bëhen anëtarë të BE. Z. Fleckenstein ju përgjigjpyetjeve të shumta të studentëve dhe preku cështje madhore qëshqetësojnë Bashkimin Evropian si fluksi i refugjatëve nga zonatnë konflikt dhe solidariteti që shoqëritë evropiane po tregojnëndaj tyre, kriza financiare në Eurozonë dhe nevoja për thellimine mëtejshëm të intergimit evropian etj.

Prof.Dr. Anastas Angjeli ne fjalen hyrese u shpreh se, të gjithëjemi të ndërgjegjshëm sa se jetësor është procesi iintegrimit evropian, për Shqipërinë, për të gjithë rajonin eEvropës juglindore por edhe për vetë BashkiminEvropian. Ky proces, përpara se të jetë politik, ekonomik,institucional është sigurisht një proces social dhe kulturor.Nuk mund të ketë integrim politik dhe ekonomik nqs nukka një integrim të vetë sistemit të vlerave që mbizotëronnë një shoqëri të caktuar. Dhe sigurisht në këtë kontekstroli i Universitetit merr një vlerë akoma më të madhe. Universitetet kanë qenë dhe mbeten një vlerë e shtuar nëmbështetje të reformave të rëndësishme sic janë ato përreformën territoriale, reformën në arsimin e lartë dhevecanërisht reformën në drejtësi përfshirë atë për procesine dekriminalizimit.

image