Duke diskutuar P/ligjin e paraqitur“PËR MENAXHIMIN FINANCIAR DHE KONTROLLIN” lindin natyrshem pyetjet”

1-Pse po e ndryshojme ligjin egzistues?

2-Cilat jane arritjet e deri tanishme?

3-Cilat jane problematikat dhe shqetsimet?

4- Ku bazohen ndryshimet e sotme?

5-Cilat jane risite e ketij P/Ligji.

Padyshim qe qe prej vitit 2008 ku ceshtjet e menaxhimit financiar dhe kontrollit te brendshem u vune me ne fokus kane ndodhur shume ngjarje financiare te cilat e kane shnderuar menaxhimin e financave publike nje prioritet kryesor.Per me teper kjo edhe ne situaten e financave publike te pas viti 2009 ne vendin tone,e cila sic eshte pranuar eshte ndikuar dhe vazhdon te ndikohet nga ambienti i jashtem ekonomik..Une besoj se ndryshimet ne Ligjin e Procedurave Tatimore qe sapo diskutuam dhe miratuam dhe ato te pritshme ne Kodin Penal(edhe pse ato ne kete te fundit duhet te ruajne nje raport te drejte mes masave administartive dhe penale0,qe mbeshtesin luften kunder informalitetit,kaq te domosodhme ,do te ishin te cunguara dhe pakuptim ne se do te ishim te njeanshem,pra ne se nuk permiresojme menaxhinmin financiar dhe kontrollin ,permiresimin e cilesise se shpenzimeve dhe perdorimin efektiv te tyre.Ketu kam parasysh,sa,ku dhe si shpenzohen leket e taksapaguesve  shqiptare dhe cfare ata perfitojne prej tyre.Ne funksion te ketij qellimi vijne dhe aktet ligjore Per menaxhimnin financiar dhe kontrollin dhe dy akte per auditimin e brendshem dhe inspektimin financiar.

Sistemi i menaxhimit financiar dhe i kontrollit zbatohet në të gjitha njësitë që shpenzojnë fonde publike, si njësitë e qeverisjes së përgjithshme; shoqëritë tregtare; organizatat jofitimprurëse; autoritetet e përbashkëta, të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga një njësi e qeverisjes së përgjithshme, si dhe njësitë e tjera që shpenzojnë fonde publike, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Ky sistem, merr nje rendesi te vecante, sepse menaxhimi financiar dhe kontrolli është një sistem politikash, procedurash, veprimtarish dhe kontrollesh, qe sherben për të adresuar risqet e për të dhënë garanci të mjaftueshme për arritjen e objektivave të cdo njesie  njësisë publike. Ky sistem përfshin tërësinë e masave për menaxhimin dhe kontrollin e të ardhurave, shpenzimeve, aktiveve dhe detyrimeve financiare të shtetit, për të garantuar që fondet publike shpenzohen në funksion të përmbushjes së objektivave të cdo njësie publike.

Pra kemi te bejem me nje sistem që siguronë përdorimin sa më efiçient, efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe shmangien e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë.

ARRITJET

Strukturat e MFK, nën drejtimin e Njësisë Qendrore për Harmonizimin e MFK po punojnë për realizimin e programit 5-vjeçar 2011-2016. Një prej aktiviteteve kryesore është zbatimi i projektit “Implementimi i një sistemi modern të menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe Inspektimit Financiar publik në Shqipëri”, financuar nga fondet IPA 2012.Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Austrisë dhe Francës. Projekti parashikon, deri në fund të tij, rishikimin e paketës ligjore të financave publike, përmirësimin e cilësisë së MFK në institucionet pilot, si dhe ngritjen e një sistemi efektiv të menaxhimit të riskut në çdo institucion pilot, i cili do të përfshijë të gjithë procesin e buxhetit, që nga hartimi i buxhetit afatmesëm, deri në auditim.

Nga ecuria e deritanishme e zbatimit të këtij projekti vërehet se:

-          Është hartuar paketa e rishikuar e financave publike (aktet ligjore që janë në proces shqyrtimi në Kuvend për MFK, auditimin e brendshëm dhe Inspektimin Financiar Publik, si dhe aktet përkatëse nënligjore);

-          Ministria e Financave ka hartuar dhe miratuar disa akte nënligjore në zbatim të ligjit, që kanë objekt gjurmët standarde të auditimit për prokurimin publik, mbylljen e llogarive vjetore të buxhetit 2014 dhe menaxhimin e aktiveve në sektorin publik ;

-          Janë organizuar trajnime për rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të Njësisë Qendrore dhe të menaxherëve në njësitë qendrore publike;

-          Është rritur numri i njësive që zbatojnë teknikat e menaxhimit të riskut dhe hartojnë regjistrin e risqeve;

-          Eshte rritur shkalla e monitorimit dhe cilesia, jane monitoruar 15 tregues të performancës Nga analiza e realizimit të këtyre treguesve rezulton se performanca e përgjithshme është përmirësuar në vitin 2014, krahasuar me vitin 2013, ku të gjitha ministritë kanë rritur performancën në nivelin mbi 80 për qind.

SHQETESIMET DHE PROBLEMATIKAT.

Në Strategjinë për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020 theksohet se:

-Roli kryesor i MFK-së për të drejtuar një performancë më të mirë, siguruar më shumë transparencë, efiçencë dhe efektivitet në lidhje me shpenzimin e parave publike nuk është kuptuar ende plotësisht nga të gjitha njësitë publike. Ka ende një nivel të ulët ndërgjegjësimi, duke filluar nga drejtimi më i lartë, për përfitimet nga një sistem i shëndetshëm i kontrollit të brendshëm për prëgjegjshmërinë menaxheriale.”.

Duke iu referuar:

- Raportit të Ministrisë së Financave mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm

Financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme për vitin 2014;

- Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2013;

Disa nga problematikat kryesore në fushën e MFK-së, sipas 5 komponentëve të tij janë:

  1. Mjedisi i kontrollit.

-akoma ekzistojnë mangësi në përcaktimin e misionit, strategjisë dhe objektivave të institucionit, si dhe në hartimin dhe monitorimin e planeve të veprimit.

- Në disa institucione të vogla, kryesisht autoritete lokale, mbetet problematik zbatimi i kritereve ligjore për nëpunësit zbatues (niveli arsimor). Në disa njësi ekzistojnë problematika në lidhje me varësinë direkte/indirekte të nëpunësit zbatues nga nëpunësi autorizues.

- Grupet e menaxhimit strategjik funksionojnë kryesisht gjatë fazës së planifikimit. Në disa raste vërehet apati në drejtim të suportit që ato duhet t’i sigurojnë vendimmarrjes lidhur me aspekte të ndryshme të MFK.

- Në disa njësi mungojnë procedurat e shkruara për raportimin e gabimeve, mashtrimit dhe parregullsive.

- Në disa raste mungon vullneti menaxherial për delegimin e detyrave, si dhe mungojnë procedura dhe rregulla të shkruara për mënyrën e delegimit dhe përshkrimit të kompetencave që mund të delegohen.

2. Menaxhimi i riskut.

Në mjaft raste vërehet se:

- Mungojnë koncepte të qarta mbi menaxhimin e riskut;

- Nuk janë caktuar kordinatorët e riskut për disa njësi;

- Nuk ka formalizim të procedurave për identifikimin dhe menaxhimin e risqeve;

- Në disa njësi nuk është përgatitur regjistri i riskut.

3. Aktivitetet e kontrollit.

- Përgatitja e hartës së proceseve të punës dhe e gjurmëve të auditimit nuk është bërë praktikë e përhershme e punës së institucioneve.

- Lidhur me menaxhimin e aktiveve, vërehet se menaxherët kujdesen kryesisht për ekzistencën fizike dhe ruajtjen e tyre. Ka pak përpjekje për përdorimin e aktiveve në mënyrë efektive dhe efiçente.

- Ka mangësi në sistemet e TI, të cilat kanë kryesisht natyrën e softeve të thjeshta financiare dhe nuk ofrojnë informacione mbi gjurmët e auditimit.

4. Informimi dhe komunikimi.

Sistemet e informacionit dhe të teknologjisë së informacionit nuk janë të zhvilluara mjaftueshëm, duke penguar dhënien menaxherëve të informacionit të nevojshëm për vlerësimin e performancës së institucionit.

5. Monitorimi.

Në disa njësi monitorimi i sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit rezulton i cunguar. Frekuenca dhe mënyra e raportimit dhe monitorimit duhen përmirësuar, duke u orientuar më shumë drejt raportimeve të performancës dhe jo raportimeve financiare tradicionale.

KU BAZOHEN NDRYSHIMET NE LIGJ.?

Mbi bazen e ecurise, arritje/ve dhe problematikave në funksionimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit që prej vitit 2011, deri në periudhën aktuale, dhe mbeshtetur në disa dokumente kryesore si:

-          Progresi në fushën e kontrollit të brendshëm financiar publik monitorohet në vazhdimësi nga Komisioni Europian si pjese e kapitullit 32 te Acquis Communitaire;

-          Standardet ndërkombetare COSO të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, të zhvilluara për herë të parë në SHBA në vitin 1992. Këto standarde kanë ndryshuar në vitin 2013;

-          Strategjinë e Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020;

-          Rekomandimet e DG Budget pranë Komisionit Europian.

-          u bene permiresimet e paraqitura ne kete p/ligj

CILAT JANE RISITE KRYESORE QE SJELL KY PROJEKT?

Projektligji parashikon një ndarje të qartë të detyrave midis nëpunësve autorizues, menaxherëve financiarë dhe menaxherëve të operacioneve të tjera, si dhe delegimit të kompetencave sipas shkallëve të hierarkisë brenda institucionit.

Projektligji u jep të drejtën menaxherëve të njësive, nëpunësve autorizues dhe nëpunësve zbatues, që të delegojnë kompetencat e tyre në njësitë sipas shkallëve të varësisë të renditura më poshtë në hierarki. Kompetencat mund të delegohen shkallë-shkallë nga organi qendror i njësisë, në njësitë e varësisë, të kontrolluara prej tij.

Projektligji përkufizon dhe qartëson funksionin e titullarit të njësisë në shoqëritë tregtare, pasi aktualisht ka paqartësi se cili është titullari; administratori apo asambleja e aksionarëve. Ai përcakton se titullari është organi përgjegjës për përcaktimin e politikave të shoqërisë, sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare.”. Ndërsa për njësitë publike, që drejtohen me organe vendimmarrëse kolegjiale, por që nuk organizohen si shoqëri tregtare, titullari konsiderohet ky organ.

Projektligji vendos fokusin në rritjen e rolit të menaxhimit të riskut, në përputhje me rekomandimet e standardeve ndërkombëtare COSO, si dhe të ekspertëve të projektit IPA të BE-së. Krahas koordinatorit të riskut, që ekziston si funksion aktualisht, projektligji parashikon edhe një funksion të ri, që është koordinatori i menaxhimit financiar dhe kontrollit. Ky kordinator është nëpunësi autorizues i njësisë publike.

Projektligji saktëson kriteret për nëpunësit zbatues. Ndërkohë që sipas ligjit ekzistues NZ duhet të ketë diplomë universitare në shkencat ekonomike ose juridike, projektligji vendos si kriter që të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkencat ekonomike ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me të, me përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion. Punonjësit e financës, të vendosur në nivelet e poshtme të varësisë, duhet të kenë përfunduar të paktën studimet e ciklit të parë në shkencat ekonomike dhe raportojnë në mënyrë të dyfishtë te nëpunësi zbatues i njësisë nga varen dhe nëpunësi autorizues përkatës.

Ndryshimet e propozuara në projektligj qartësojnë dhe përmirësojnë procesin e MFK për ngritjen e një sistemi të shëndoshë të menaxhimit financiar dhe kontrollit në njësitë publike. Përmirësimi i këtij sistemi kontribuon në forcimin e kontrollit të brendshëm financiar publik, duke bërë të mundur që fondet publike, si ato kombëtare, ashtu edhe të financuara nga BE dhe donatorët e tjerë, të mirëmenaxhohen dhe të kontrollohen nga pikëpamja e kostos efektive. Forcimi i këtij kontrolli do të sjellë përdorimin e fondeve publike me transparencë, efektivitet, efiçencë dhe ekonomi, në përputhje me parimet e menaxhimit të sistemit buxhetor në vendin tonë.

REKOMANDIME NË FUSHËN E MFK.

  1. Rritja e ndërgjegjësimitte niveleve të larta të menaxhimit mbi rëndësinë e implementimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit,
  1. Duhet të vijojë më tej procesi i menaxhimit të riskut në të gjitha institucionet publike. Standardet COSO theskojnë rëndësinë e menaxhimit të riskut. Rëndësi të veçantë merr menaxhimi i riskut në procesin e buxhetimit, duke përfshirë të gjitha fazat, që nga planifikimi, deri tek auditimi. Një mirëmenaxhim i riskut do të ndihmojë në përmirësimin e këtij procesi.

Duhet të shihet mundësia që personi i ngarkuar për koordinimin e MFK dhe koordinatorin e riskut të caktohet vetëm me këto përgjegjësi.,

Gjithashtu mund të bëhet dhe analogjia me sektorin bankar, ku ka strukturë specifike për menaxhimin e riskut.

  1. Angazhimi i të gjithë administratës publike për zbatimin e elementëve të MFK (gjurma e auditimit, regjistri i riskut) me qëllim forcimin e kontrollit të brendshëm.
  1. Auditimi i brendshëm i njësive publike të fokusojë punën në auditimin e performancës së sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit. Njësitë e tjera publike duhet të përcaktojnë treguesit specifikë të performancës, në përputhje me objektivat përkatës. Matja e performancës nëpërmjet këtyre treguesve u shërben menaxherëve:

- për ta bërë më të kuptueshme performancën e institucionit dhe për të përmirësuar procesin vendimmarrës;

- për të përmirësuar sistemin e raportimit, duke shmangur konfuzionin dhe mbingarkesën në raportim;

- për të kontrolluar dhe monitoruar burimet njerëzore.

  1. Në fushën e menaxhimit të riskut dhe të zbatimit të elementëve te MFK (si psh. Hartimi I regjistrit të riskut, gjurma e auditit, manualet e procesve të punës apo plani I kontrollit), është I rëndësishëm progresi në praktikë nga të gjitha njësitë publike.

image

Fjala e mbajtur ne senacen e dates 15.10.2015