NJË QASJE E RE NË MARRËDHËNIET QEVERI- BIZNES

(Informaliteti është kanceri i ekonomisë dhe financave ,lufta ndaj tij mbetet sfida e kohës.)

 Diskutimi i sotshëm është një diskutim përtej  ndryshimeve në disa nene të p/ligjit për procedurat tatimore, jo se ligji i procedurave ka trajtën e një kodi fiskal, por se këto ndryshime, janë të lidhura me një fenomen shqetësues të ekonomisë dhe financave publike, atë të informalitetit, luftës kundër këtij fenomeni që po shoqëron për më se 25 vjet tranzicionin ekonomik.

Ky fenomen, tashmë prej disa muajsh është ne fokus të një operacioni me një sërë masash që shërbejnë si bazë për ndërmarrjen e një reforme radikale, për përballjen me sukses  te fenomenit të informalitetit, operacion tashmë i filluar, që nuk ndal;et dhe nuk ka kthim prapa.Dhe keto masa tashme po japin efektin e tyre.Rrezultatet tashme po deshmojne trendin e tyre pozitiv.Subjektet e reja te rregjistruara rrishtas jane gati tre here me shume se  ato te te njejtes periudhe te vitit te kaluar.

Kjo reforme eshte fiskale dhe rregullatore,  ajo eshte teresore organizative,strukturore per organet fiskale,administrative,proceduriale dhe natyrisht edhe ligjore,ku ndryshimet ne ligjin qe diskutojme jane thelbesore.

Degjova nga diskutimi i parafolsit ,ashtu sikurse degjuam  edhe ne komision, gjithcka,u fol per represion,per dajak,per dru,per shkaterim te bisnesit te vogel,degjuam histori me spiune tatimor,me cfare nuk po degjojme,dhe vetem  per thelbin e ketyre ndryshimeve dhe vullnetin per te luftuar kete fenomen,informalitetin qe po gllaberon miliona e miliona leke te cilat mund te ishin shnderuar ne me shume zhvillim per vendin tone,ne me pak varferi,ne me shume paga e pensione, me shume sherbime,e me shume konsum e mireqenie nuk degjuam.Dhe nuk prisja te degjoja.

Ne fakt qellimi  i ketij  p/ligji eshte krejt ndryshe,me i madhe,eshte prurja e nje qasje ndryshe,nje sjellje te re ne marredheniet Qeveri -Bisnes, duke i rivendosur ne nje pozicion te ri te dy palet,korrekte dhe bazuar ne respektim te ligjit ,ne nje sjellje dhe konkurrence te ndershme te bisnesit,padyshim duke rritur forcen e ligjit  ndaj kundravajtesve te ligjit,ndaj atyre qe kryejne veprimtari kontrabande dhe  evazion fiskal.Gjithashtu kerkohet nje kulture e re fiskale,nje mentalitet i ri,nje nivel tjeter  i ndergjegjesimit fiskal,nje sjellje e re,e munguar per 25 vjet transformim,si per inspektorin tatimor,kaq i domosodshem, ashtu dhe per tatim pagusin ,kaq i obligueshemperson fizik apo juridik,bisnes i madh apo i vogel,individ ,qytetar,kushdo qofte.. Por me pare …

Te nderuar kolege,

Me lejoni tju tregoje nje histori te nje inspektori tatimor ,dhjetra vjete me pare ,ne nje qytet te Frances.

Detyra qe ushtronte si inspektor ishte duke mbuluar nje teritor te caktuar,pra bisneset  qe ushtronin veprimtari ne kete territor.Tre vjet pasi kish dale ne pension,inspektori pensionist po ecte ne nje nga rrugicat e territorit  -zone tatimore qe kish pas mbuluar ne kohen kur ishte ne funksion dhe futet ne nje dyqan te madh ,por qe nuk ishte futur kurre dhe bleu nje pakete cigare.Kur po dilte pak i habitur u kthye dhe e pyeti te zotin e lokalit se sa kohe kishte  qe e kish ne pune kete lokal-dyqan.Me shume se 10 vjet u pergjigj ai.Ish Insepktori u kthye ne shtepi dhe u vetvra.A e dini pse? E vrau ndergjegja profesionale dhe perkushtimi ne respektimin e ligjiot, se si  per dhjetra vjete ky bisnes i kishte shpetuar kryerjes se detyres se tij ,per mbledhjen e tatimeve.Natyrisht nuk dua te beje paralele,dhe nuk pres dhe nuk deshiroj nje gje te tille.Kjo sepse per 25 vjet ketu tek ne po te kish pak ndergjegje dhe perkushtim,duhet te ishte bere  nami,hataja me ngjarje te tilla..Por nje mesim te madh duhet te nxjerrim.Qe puna per ndergjegjesimin qytetar dhe shteteror,par bisnesin dhe kedo per pagimin e detyrimeve fiskale ligjore nga kush do qe ligji e obligon dhe grumbullimi i tyre korrekt nga ata qe ligji i ngarkon,eshte nje mision i madh,nje detyre,nje obligim ,nje sfide qe duhet dhe do te kapercehet..

Ndryshimet ne kete ligj ne pergjithesi,jane nje instrument,i rendesishm per zbatimin e ketij misioni.Thenme jo i vetem sepse  duhet harmonizuar me ndryshime te tjera kligjire(ligji per menaxhimin financiar dhe kontrollin,per adutimin e brendshem etj,qe pritette diskutohen ne javet ne vazhdim) dhe me reformat e tjera,sidomos ato rregullatore.Dhe mbi tegjitha  eshte ekonomia,zhvillimi i se ciles gjeneron te ardhurat,reformat strukturore dhe prioritizimi eficent i saj

Roli i ndryshimeve ligjore te paraqitura ne misionin e pakthyshem kunder informalitetito deshmohet nga permbajtja e ndryshimeve qe sjell ky ligj, dhe konkretisht:

-Ndryshime  qe perforcojne kuadrin ligjor ne luften kunder kontrabandes,

-forcimin e e masave ne luften ndaj evazionit dhe mosdeklarimin e punonjesve,

-mbeshtetje ndaj bisnseve  qe kane sjellje korrekte ligjore

-mbrojtjen e qytetarve qe  denuncues te fenomeneve  te kontrabandes dhe evazionit

-riorganizimin e administartes tatimore  ,shmangjen e konflikteve te interesit ,etj

 Te nderuar Deputete,

 Ne dhe aktet ligjore qe ne bejme,diskutojme,miratojme dhe duhet te zbatojme duhet te kene  synim kryesor mbeshtetjen ndaj bisnesit te ndershem,ti thone po konkurrences se nderrshme dhe jo monopoleve,forcimit te rregullit dhe disiplines fiskalke dhe jo anarshise ,evazionit dhe shmangjwes nga pagimi i tatimit,respektimit te ligjit,barazise para tij per kedo dhe jo diskriminimit,ludtes kunder korrupsionit,kontabandes,ekonomise gri,informalitetit  krimit ekonomik dhe jo te kundertes.

Informaliteti eshte kanceri i ekonomise dhe financave ,lufta ndaj tij mbetet sfida e kohes.

 Akademik,Prof Anastas Angjeli

Fjala e mbajtur në seancën e datës 23.09.2015

untitled

untitleduntitled