Po te benit nje udhetim me avion ne fillim te viteve 90′-te dhe te hidhnit nje veshtrim mbi tarracat,catite apo ne dritaret e ndertesave nuk do te shifnit gje tjeter vecse antena TV satelitore(sac-sic i quanim).E dini pse? Njerzit kishin etje,etje per me shume informacion nga bota perndimore,nga europa e lire,dhe kjo ne ate fillim transformimi ku ne te gjithe fituanm lirine dhe demokracine.Me vone kur dixhitalizimi me shpejtesi te rrufeshme perfshiu dhe vendin tone, keto antena maj taracave dhe cative per nje kohe te shpejte u zevendesuan me depozita uji.Shikoni sot nga avioni dhe depozitat e ujit mbi ndertesa jane pafunde.Kjo tregon se etja per informacion,e cila nuk shteron kurre u zevendesua me etjen,nevojen per akses te panderprere me uje.

Padyshim qe ndryshimet demografike dhe ekonomike qe po ndodhnin ne vend nuk mos te ndryshonin dhe kerkesen per akses me uje,si ne sasi dhe ne territor.

Por ajo qe nuk ka ndryshuar sa dhe sic duhet ne keta 25 vjet transformim eshte vemendja jo sa dhe si duhet ndaj kesaj ceshtje.Dhe kjo nuk eshte nje ceshtje e thjeshte.Behet fjale per uje pa te cilin veshtirosohet cdo gje,zhvillimi,vete jeta.Dhe natyrisht pergjegjesi kane te gjitha qeverisjet.Dhe vendi yne eshte nje vend i pasur me rrezerva ujore.Prandaj shpesh popullit thote Uje kemi dhe uje skemi.

Pikerisht per kete aresye Qeverisja e mazhorances tone i ka kushtuar dhe po e shnderon ne prioritet ceshtjen e aksesit me uje te pishem. Ketij qellimi i sherben edhe diskutimi i sotem per PROJEKTLIGJIN “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË DHE PROJEKTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË “HUAMARRËSI”, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM, “AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT”, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, “KFW”, PËR SHUMËN 24 000 000.00 EURO “UJËSJELLËSI RURAL III””

THELBI I MARREVESHJES.

Ky projektakt është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave 2013 – 2017, duke u bazuar në dokumentet kryesore që e zbërthejnë atë: Strategjia Kombëtare Sektoriale e Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve për periudhën 2011-2017 dhe masterplani i furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për Shqipërinë. Vizioni dhe objektivat e përcaktuar në Strategjinë Kombëtare të sipërpërmendur kërkojnë zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

Kjo marrëveshje parashikon marrjen e një huaje në shumën 24 000 000.00 (njëzet e katër milionë) euro, e cila do të përdoret për rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve ruralë dhe, nëse është e zbatueshme, për masa plotësuese për ujërat e zeza në raste emergjente.

Ky projekt, i cili vjen në fazën e tij të tretë, ka si objektiv rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në zonat rurale dhe, nëse paraqitet nevoja, marrjen e masave urgjente plotësuese për ndotjen e ujit. Qëllimi i projektit është përdorimi i skemave të ujësjellësve të rehabilituar ose të ndërtuar, për të kontribuar në përmirësimin e furnizimit të popullsisë në zonat e projektit me ujë të pijshëm dhe me tarifa të pranueshme dhe që mbulojnë kostot e furnizimit. Projekti do të shtrihet në të gjithë vendin dhe do të fokusohet kryesisht në sistemet e ujësjellësve me rënie të lirë, në fshatrat ruralë me numër të lartë popullsie të qëndrueshme,duke financuar njesere aktivitetetsh,qe ne relacionin shoqerues te KM jane shhprehur qarte.Kjo deshmon se tashme fokusi per kete ceshtje do te e vazhdoje me perparesi jo vetem ne qytet por edhe ne zonat rrurale, ne gjithe vendin per ta fituar perfundimisht edhe kete sfide.

II.NEVOJA PER ME SHUME INVESTIME DHE REFORMA NE SEKTORIN E UJSJELLSAVE.

Askush nuk pretendon se kjo marreveshje realizon qellimin final,dhenjen fund te ceshtjes se furmnizimit panderprerje per 24 ore te te gjithe banoreve ne qytetet dhe zona rrurale te vendit tone.Por ajo eshte veprim i rradhes dhe deshmia e shndrimit ne prioritet te kesaj ceshtje.Kjo,sepse sic e theksova pak me larte,me kete ceshtje eshte e lidhur ,vete jeta dhe zhvillimi i saj.Pra kjo nuk eshte nje ceshtje elektorale ,ajo nuk duhet trajtuar si e tille,ne duhet ta heqim nga fjalori elektoral dhe ta trajtojme si nje sfide jetike .

Duke zgjidhur kete problem ne zgjidhim:

-Pobleme te jetes dhe shendetsise,luftojme varferine dhe rikthejme mireqenie,ndihmojme zhvillimin e turizmit dhe te aresimit,kultures dhe jeteses.gjithcka ,paksojme stresin nga ankthi I qytetareve,nga pyetja e perditshme“kemi uje ,s kemi uje,erdhi boti ,s’erdhi boti” cdo mengjes,”transformojme jeten e tyre.

E per te fituar kete sfide, strategjia e kesaj mazhorance eshte e qarte dhe do te avancoi me shpejtesi,me me shume reforma dhe investime ne kete fushe.Theme me shume investime se kjo marreveshje eshte nje deshmi e tille,legjislacioni per investime strategjike gjithashtu,mbeshtetja me investime buxhetore sidomos ne dy vitet ne vazhdim gjithashtu.Ketyre do tu vinin ne ndihme dhe miratimi I marreveshjeve per eleminimin e taxave te dyfishta qe mbeshtesin me investime vendin tone,si me SHBA,IZRAELIN,,puna per te cilat duhet intensifikuar.

Nderkaq,paralelisht me rritjen e investimeve per zgjidhjen e kesaj ceshtje ka ardhe koha e kryerjes se nje reforme teresore ne sektorin e ujsjellsave, edhe pse pak e ndryshme me ate energjitike ajo duhet te perfshije ndryshimin ne menaxhim per rritjen e efektivitetit,luften kubder informalitetit ne kete sektor,kunder humbjeve ne rrjet e lidhjeve te paligjshme,vendosjes se sahateve,shperdorimeve,pageses se faturave te ketij sherbimi,etj.Te gjitha keto te domosdoshme.Por,por me pare sigurimi per 24 0re i furnizimit me uje .Kjo eshte sfida jone.Per kete po punojme.

Akademik,Prof. Anastas Angjeli Deputet

 

image