imageKONSOLIDIMI FISKAL-DOMOSDOSHMËRI
​​​​​​​
Diskutimi i sotshëm lidhet me një çështje shume te rendesishme,me ate te vazhdimit te konsolidimit fiskal,te ruajtjes se stabilitetit makroekonomik dhe financiar te vendit,permes ndrywshimeve buxheore te ketij viti te bera keto me aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr.1, datë 29.7.2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.160/2014 “Për buxhetin e vitit 2015”.
Ky akt i paraqitur,nuk eshte as roze as blu,ai eshte i mbeshtetur dhe i argumentuar si nga pikpamja e bazes ligjore,ashtu dhe nga pikpamja reale e zhvillimeve ekonomike e financiare dhe e ndikimit te faktoreve te jashtem dhe te brendshem ne ekonomine tone.
Nga pikpamja ligjore ai mbeshtetet
* . nenin 101 të Kushtetutës
• nenin 160 të Kushtetutës
• nenin 46 të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
• rregullat e përcaktuara në kreun III të Rregullores së Kuvendit.

Gjithashtu,dokumentet kryesore strategjike, në të cilat mbështetet ndryshimi i buxhetit të vitit 2015 janë:
• Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020
• Programi i Reformave Ekonomike Kombëtare 2015-2017
• Kuadri makroekonomik e fiskal 2016-2018, i miratuar në janar dhe i rishikuar në korrik të vitit 2015.
• Edhe pse ky debat,per ceshtjet e ketij Akti Normativ ka nisur para disa ditesh, e qe deri tani , me shume mbart thjeshte sulme politike:se sa argumente profesionale,me shume zhurme se sa fakte,me shume mohim extrem se sa vleresim realist,me shume konstatim se sa argumentim dhe ide per rruge zgjidhje.E gjithe kjo ka bere qe ky debat deri tani te shndrohet “ne nje debat shterpe” dhe ta cvendosi vemendjen nga reformat e ndermara dhe padyshim edhe nga nje shqetsim real i gjithkujt per nje zhvillim me te madh ekonomik dhe permiresim te jetes ne vend,ne luften “e erret e te pakuptimt politike”,me fjalorin tradicional te baltosjes dhe te mohimit te gjithckaje. Prandaj,diskutimi i sotem nuk mund te behet pa hedhur nje veshtrim prapa ,dy vjet me pare dhe pa pershkruar se cfare reformash u ndermoren ne keto dy vite.
I-KU ISHIM DY VJET ME PARE.(CFARE SITUATE MAKRO FISKALE TRASHEGUAM DY VJET ME PARE)?
-Nje ekonomi te paralizuar me financa publike te kolapsuara totalisht,me nje borxh publikdhe deficit jashte kontrollitme mosrealizim te ardhurash kronologjike ne 8 vite ne meshume se 1 miliard usd ,me nje cthurrje totale fiskale,me nje borxh 700 milion usd ndaj bisnesit privat,me nje model ekonomik te konsumuar teresisht.
CFARE REFORMASH U NDERMOREN?
Dy vjetet e Qeverisjes se mazhorances aktuale,padyshim qe kane shenuar nje sere arritjesh te cilatdo te ishin te pamundura nga cdo qeveri tjeter,po te kemi mire parasysh situaten ekonomike dhe finaciare qe trasheguam para dy vjetesh.Kjo fale nje sere reformash te ndermara nga Qeveria dhe te mbeshtetura nga shumica parlamentare ne Kuvend dhe nga institucionet nderkombetare.Por cuditerisht,”debatuesit” ose bejne sikur nuk e shikojne kete realite,ose nuk duan ta pranojne ose ,ne kete rast u intereson vetem ajo qe nuk eshte bere.KETO REFORMA JANE:
-Reforma territoriale- administrative si nje sukses,qe ka te beje dhe eshte i lidhur me nje organizim dhe funksionim te ri te territorit dhe vete pushtetit vendor,me menaxhimin me te mire dhe efikas te ekonomise dhe pasurive te ketij territori,me nje sjellje tjeter te organeve dhe autoriteteve lokale ndaj qytetareve,nje ndryshim ne sherbime komunale,arsimore e shnedetsore qe u afrohen dhe mundesive e shanceve per tu punesuar e zhvilluar aktivitete te ndryshme.etj.
-Reforma ne sektorin energjitike. Nje sektor ku cthurrja drejtuese dhe kaosi,abuzimi dhe shperdorimi,mospagimi i energjise(i shnderruar ne model) dhe humbjet ne rrjet te energjise,investimi pa kriter(pervec atij politik) ishin mbizoterues dhe e kishin zhytur kete sektor ne krize te plote.Nderkaq brenda nje viti,drejtimi i ketij sektori po transformohet permes nje menaxhimi me efektiv duke e shnderuar kete sektor ne nje fuqi prodhuese ne rritje dhe te vertete ekonomike ne vend
-Reforma ne vazhdim per konsolidimin fiskal,mbajrjen ne kontroll te deficitit buchetor dhe borxhit publik,dhe fakti qe bisnesit po i kthehet thuajse teresisht borxhi i trasheguar prej gati 700 mije usd.
-Reformat per rregullin e ri ne zhvillimin e territorit,ku anarkia dhe kaosi mbizoteronin ne ndertime (pa leje) ndersa tani vizioni,ligji,rregulli,zhvillimi i “mencur” po zevendeson “katrahuren “qe trasheguam.
-Reforma dhe puna e bere per legalizimet,pronen dhe rregullimet per to dhe rrezultatet qe po arrihen me rrugen e shpejte te zgjidhjes qe jane futur dhe po ecin keto ceshtje?
-Ndryshimet ne hyrjet dhe qendrat e qyteteve ku nuk kaloje dot dhe nuk e ndjeje veten banor i tij,sot e transformuar teresisht ne nje ambient europian.
-Apo reformat dhe puna e bere ne ceshtjet e rendit publik,te luftes kunder krimit dhe droges(ka ende drejtime ku punohet me intensitet)?
-Gjithashtu mund te permenden dhe nje sere reformash te tjera si ajo ne Drejtesi dhe ne pese prioritetet e integrimit te vendit ne BE,kaq te domosdoshme per te ardhmen e vendit.
-E pra mund te rradhisja nje sere drejtimesh te tjera te reformave dhe zhvillimit ,ne aresim dhe bujqesi,ne plolitiken e jashtme dhe te sigurise ,te cilat kane ndikuar jo pak ne klimin pozitive te zhvillimit te vendit.
-Te gjitha keto qe theksova ,.nuk jane argumente qe justifikojne faktin e mos realizimit te te ardhurave per te cilen”po zhvillohet gjoja debati”.Jo aspak. Prandaj tani po i kthehem edhe kesaj ceshtje.
Sic e theksova ,ky akt normativ mbeshtetet ne situaten dhe ecurine ekonomike te te 6 mujorit të parë 2015,tendenca e treguesve kryesor te seciles mbetet pergjithesisht pozitive dhe konkretisht .
1-Ritja ekonomike pritet te realizohet 0.3 pike perqindje me pake(G20 ekonomia ne renie,partneret ende ne situate ekonomike te veshtire greqi ,itali)
2-Zhvillimet fiskale ne 6 mujorin e pare jane ne renie(reflektim i disa faktoreve);kumund te vecehon:
-Kalimi ne nje model te ri zhvillimi ekonomik
-Rritje ekonomike pritet -0.3 %
-Prodhimi i brendshem energjitik ka ulur eksportet e energjise
-Konjiktura e cmimit nderkombetar me ndikim ne renten minerale
-Renia e interesave te depozitave
-Shkalla e ekonomise informale(25 vjet trashgimi ne kete ceshtje )
CFARE PRITET NGA KY AKT NORMATIV?
1-Ruajtja e stabilitetit te financave publike permes kontrollit te deficitit dhe borxhit
2-Akomodimi realist i situates se te ardhurave te buxhetit te shtetit
3-Rialokimi i shpenzimeve ne disa projekte eficente dhe per venien ne funksionim te disa ndryshimeve institucionale dhe hapja rruge e venies ne funksionim te reformes se devcentralizimit.
4-Mbeshtetje totale luftes kunder informalitetit,ekonomise gri,ndergjegjsimit dhe rritjes se kultures fiskale.
5-Hapja e rruges per nje pakete te re fiskale me efikase ne mbeshtetje te ekonomis e,rritjes se saj dhe punesimit.,qe pritet te vine per diskutim ne fund te ketij viti sebashku me p/buxhetin e vitit 2016.
.
PERSE NDRYSHIMET E PROPOZUARA JANE TE RENDESISAHME?
1. Ndryshimet që propozohen në buxhetin e vitit 2015 të janë të rëndësishme për këto arsye:

a) Ndryshimet nuk cenojnë nivelin e deficitit buxhetor, duke ruajtur nivelin e planifikuar në fillim të vitit, sipas marrëveshjes me FMN. Ruajtja e nivelit të parashikuar të deficitit buxhetor është në funksion të mbajtjes në kontroll të borxhit publik dhe të sjelljes së tij në nivelet e parashikuara në kuadrin afatmesëm dhe për rrjedhojë, në funksion të ruajtjes së stabilitetit të ekonomisë së vendit.

b) Rialokimi i burimeve të financimit të investimeve, nga projektet me financim të huaj, tek ato me financim të brendshëm, do të ndikojë në rritjen e efektivitetit dhe të performancës së tyre.

c) Rialokimi i shpenzimeve midis ministrive dhe institucioneve buxhetore do të krijojë kushtet e përshtatshme për funksionimin e tyre dhe për realizimin e objektivave përkatëse, në përputhje edhe me fushat e reja të përgjegjësisë. Gjithashtu, ai do të ndikojë në shmangjen e krijimit të detyrimeve të prapambetura nga ministrisë dhe institucionet buxhetore, duke mos cenuar deficitin buxhetor dhe borxhin publik.

ç) Akti normativ krijon kushtet e përshtatshme për funksionimin e pushtetit vendor dhe fillimin e zbatimit të reformës së re territoriale.

2. Parashikimi optimist i PBB dhe i të ardhurave është një tendencë që vijon prej viteve të mëparshme, por për vitin 2015 duket edhe më i theksuar. Ky fenomen cenon përdorimin efektiv dhe efikas të burimeve financiare publike, dëmton qëndrueshmërinë e buxhetit dhe procesin e planifikimit të buxhetit vjetor e të kuadrit fiskal afatmesëm. Saktësimi i parashikimit të të ardhurave dhe frenimi i kësaj tendence gjatë viteve të ardhshme duhet të jetë prioritet. Përmirësimi i metodologjisë së planifikimit, si dhe vendosja e rregullave ligjërisht detyruese në këtë proces janë disa nga kërkesat e Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike.

3. Vijimi me ritëm më të shpejtë i reformave strukturore dhe i prioritizimit të ekonomisë sidomos ne bujqesi,turizem,minerare e disa sherbime qe i shërbejne rritjes ekonomike me ritme më të larta, rritjes së punësimit, përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjes së besimit të investitorëve.

4. Një prioritet tjetër mbetet përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të administratave tatimore e doganore, si dhe forcimit të luftës kundër informalitetit, kontrabandës dhe evazionit fiskal. Nisma e nisur e Qeverisë për këtë çështje nuk duhet të ndalet, përkundrazi duhet të intensifikohet më shumë.

5. Rritja e investimeve publike dhe e cilësisë së tyre është një ndër faktorët kryesorë të rritjes ekonomike, të punësimit, të ardhurave dhe mirëqenies së qytetarëve. Menaxhimi i projekteve të investimeve nga ministritë dhe institucionet buxhetore duhet të përmirësohet më tej, veçanërisht i projekteve me financim të huaj, për të cilat shkalla e disbursimit të fondeve duhet të rritet. Respektimi i kuadrit ligjor e nënligjor dhe i kontratave nga njësitë e zbatimit të projekteve vijon të mbetet problematik dhe duhet të vihet në rrugën e zgjidhjes.
Te nderuar koleg deputete.
Gjate ketyre dy vjeteve Shqiperia krijoi nje status te privilegjuar ne rajon.Ne jemi nje nga vendet me te sigurta te rajonit.(Shikoni cpo ndodh ne rajon)Ky eshte nje shans per terheqjen e investimeve te huaja,qe pas akteve ligjore qe kemi miratuar dhe paketes se re fiskale qe do te vi ,jane nje mundesi per me shume zhvillim dhe punesim per te cilin kemi nevoje.
6. Rishikimi i ligjit organik të buxhetit, në drejtim të vendosjes së rregullit fiskal dhe përmirësimit të funksionimit të financave publike, është një ndër detyrimet e parashikuara në Strategjinë për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020 dhe duhet të trajtohet me përparësi.

Prof.Dr Anastas Angjeli
Deputet