Ju ktheva kësaj çështje në këtë shkrim jo vetëm se sot kjo është “çështja e ditës” dhe implikimet e saj janë shumë dimensionale por edhe për faktin se …. gati dy vjet e gjysëm më parë, kur përfundova librin “Në Ethet e Krizës”, edhe pse tonet optimiste të drejtuesve të Eurozonës në fund të vitit 2012 na i dhanë këtë shpresë, (kujtoj këtu kreun e Eurogrupit  Zhan-Klod Junker, i cili duke iu referuar faktit se Greqia do të merrte këstin e ardhshëm të parave të gatshme në 13 dhjetor2012 theksoi se: “Marrëveshja nuk ka të bëjë vetëmme paratë. Është premtimi për një të ardhme më të mirë për popullin grek dhe për zonën Euro si një e tërë”. Edhe  presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi,  duke përshendetur atë marrëveshje,  tha se kjo do të forconte besimin në Europë dhe në Greqi. Komisioneri i Bashkimit Europian për çështjet ekonomike dhe monetare, Olli Rehn, deklaroi se:“Për Eurozonën ky ishte një test i vërtetë i kredibilitetit tonë, për aftësinë tonë për të marrë vendime për çështjet më sfiduese . Dhe kjo ishte një provë që ne nuk mund të dështojmë”). E pra u duk se po e futeshim në rrugën e zgjidhjes përfundimtare të kësaj krize të madhe, (unë padyshim u bashkova me këtë shpresë), prandaj në fund të këtij botimi theksova; “….Le të shpresojmë dhe të shohim çfarë do të ndodhë në ditët, muajt dhe vitet që do të pasojnë…..” Dhe koha kaloi.

         ÇFARË NDODHI DHE ÇFARË PO NDODH DY VJET E GJYSËM MË PAS?

Të gjithë jemi të njohur me ndryshimet politike dhe ardhjen në pushtet të partisë SYRIZA dhe Qeverisë të drejtuar nga Kryeministri Tsipras. Por perpjekjet e tij për të zbatuar programin ekonomik të bazuar në  një filozofi të majtë sociale dhe premtimet e bëra elektoratit ndeshën në perballje shumë të veshtirë me kreditoret dhe Eurogrupin për cështjen e borxhit. Gjatë gjithë këtyre muajve Greqia vuri në levizje diplomacinë politike dhe ekonomike, negociata pa fund. Takime dypalshe dhe samite, takime te Eurogrupit, diskutime dhe analiza, qëndrime të ashpra të FMN, etj, etj.

Por a është e gjithë kjo një “Lojë nervash” apo një qëndrim konseguent i Eurogrupit dhe kreditorëve për ta “kanalizuar” qeverine e zotit Tsipras ne rrugen e masave shtrërenguse dhe të një sërë  reformash drejt qendrës?

Duket se diferencat më të mëdha të qëndrimeve të qeverisë greke dhe të kreditorëve rrjedhin kryesisht nga diferencat e idologjisë politike. FMN, Banka Qëndrore Evropiane dhe BE padyshim që në këtë rast (pas një krize të stërgjatur) mëshojnë me shume  për zbatimin e  politikave shtrënguese neoliberale dhe realizimin e disa reformave të rëndësishme ekonomike e financiare. Ndërkohë që qeveria e majtë e SYRIZA-s në qendër të politikave të saj përpiqet ti qëndrojë konseguente politikave të majta, sociale dhe progresiste, që me situatën e financave publike dhe të borxhit që ka, nuk është e lehtë të plotësohen. Megjithë negociatat e zhvilluara dhe lëshimet e bëra (edhe në keto takime të fundit të Eurogrupit që u zhvilluan deri dje qe u pezullua takimi) duket se  cfarëdo lëshimesh të metejshme që mund të bëjë qeveria greke, nuk po jepen ende garanci se  kreditorët do të “kënaqen”..

Nga pikpamja e  taktikave që përdorin, të dyja palët, gjatë negociatave që po zhvillohen 4 muajt e fundit, ngjan si ajo që në teorinë e negociatave quhet “The game of chicken”, pra kush do të tërhiqet i pari nga përplasja ndërmjet të dy lojtarëve. Kreditorët kërcënojnë me falimentim nqs nuk ndërmerren masat që kërkojnë,ndersa qeveria greke kërkcënon po me falimentim nqs nuk arrin të ndërmarrë politikat e saj me karakter social.

Në këndvështrimin e implikimeve gjeopolitike duket disi më komplekse dhe intriguese. Në lojë , sigurisht kanë hyrë  edhe lojtarët e mëdhenj (dhe nuk ka se si të ndodhte  ndryshe ) si SHBA dhe Rusia apo edhe Kina. SHBA, një mike dhe aleate tradicionale e Greqisë, nga ana e saj nuk ka dashur dhe nuk  do  një Greqi të destabilizuar (destabilizim ekonomik dhe politik që do të vinte në rast se Greqia do të ndalonte të paguante kreditorët). Greqia pra është dhe duhet te mbetet një aleat strategjik dhe tradicional i SHBA në një rajon shumë të trazuar.Europa nuk mund te bej hap prapa. Nga ana tjetër Rusia kërkon rritje të ndikimit të saj në rajon dhe te ringjalle me shume lidhjet e saj tradicionale  me Greqinë duke shfrytezuar situatën e rëndë ekonomike te Greqisë. Kjo për të rivitalizuar marrëdhëniet politiko-ekonomike ndërmjet dy vendeve.?! Vetëm përpara pak ditësh u nënshkrua një memorandum në lidhje me gazsjellësin e ri “Turk stream” që do të sjellë gaz në Evropë dhe që konkurron TAP-in. Një gjë e tillë s’ka si të jetë e mirëpritur nga SHBA dhe BE dhe vendet ton dhe te tjera të angazhuara në Projektin TAP. Njehershi dhe per investimet kineze ne Portet e Greqise,megjithese kjo ceshtje e brendshme e greqise..Tendencat e influencave ekonomike te Rusise dhe Kines po rishfaqen dhe ne vendet e tjera te ballkanit?! A nuk jane keto nje aresye me shume te arritrjes se nje kompromisi Eurogrup-Greqi ? Une besoj qe po.

Pikat më të mprehta të mosmarrëveshjes (përvec atyre ideologjike që qëndrojne në thelb) ndërmjet qeverisë greke dhe kreditorëve kanë të bëjnë kryesisht me uljen e shpenzimeve qeveritare.  Këto, ne nje  një kohë kur papunësia ka tre vite që mbetet e pandryshuar në afërsisht 28% ulje e mëtejshme e tyre do të thotë zhytje më e madhe në varfëri.

 PO CILAT JANË KONKRETISHT MASAT E PROPOZUARA NGA KREDITORËT?

Pikat kryesore të planit të kreditorëve ofruar Qeverise Greke janë:

1)      Suficit primar: Objektivi është prej 1% për vitin 2015, 2 % për vitin 2016, 3% për vitin 2017 dhe 3,5 për vitin 2018.

2)      Ndryshime në TVSH që nga data 1 korrik 2015 me qëllim rritjen e të ardhurave me 1% të GDP-së (1,8 miliardë në vit). Do të ketë tre nivele 23%, 13% dhe 6%.

3)      Rrija e taksës për bizneset nga 26 në 28%.

4)      Heqja e kompensimit të naftës për fermerët.

5)      Ulje me 50% e shpenzimeve për kompensimin e ngrohjes.

6)      Të ardhura 2,65 miliardë Euro nga Taksa e Pasurisë së Patundshme (ENFIA) për vitin 2015 dhe 2016.

7)      Për pensionet rritje graduale e kufirit të moshës së daljes në pension në 67 ose në 62 vjec me 40 vite punë deri në vitin 2022.

8)      Heqje graduale e Asistencës së Solidaritetit Social për Pensionistët (EKAS) për të gjithë pensionistët deri në fund të vitit 2019.

9)      Rritje e kontributeve të pensionistëve nga 4% në 6% për sigurimin shëndetësor.

10)  Reformë në sistemin e sigurimeve shoqërore.

     PO PLANI I QEVERISË GREKE?

Plani i qeverisë greke për të zvogëluar hendekun që egziston ndërmjet saj dhe kreditorëve përmban masa kursim prej rreth 8 miliarde Eurosh për dy vitet e ardhshme. Në dukje dhe në thelb masat janë të rënda por sidoqoftë është bërë disi kujdes në mënyrë që barra më e madhe të mos bjerë mbi shtresat në nevojë.

Më konkretisht qeveria greke u propozon kreditoreve:

1)      Nga 1 Korriku do të hyjë në fuqi TVSH-ja e re e cila do të ketë  3 nivele, 23%, 13% dhe 6%. Energjia elektrike, uji dhe qerate do vendosen në nivelin e mesëm, ilacet librat dhe disa produkte të tjera në nivelin e ulët. Me këto masa parashikohen të mblidhen 1,36 miliardë Euro (0.74% e GDP-së) për  2016 dhe 680 milionë Euro (0,38% e GDP-së) për vitin 2015.

2)      Masa kursimi 1,8 miliardë Euro nga sistemi i pensioneve 1,05 e GDP-së për vitin 2016 dyhe 0,37% e GDP-së për vitin 2015.  Kufizim i pensioneve të parakohëshme, 300 milionë për vitin 2016 dhe 60 milionë për vitin 2015. Rritje e kontributeve për pensionet IKA me 3,9% (kursehen 800 milionë Euro për vitin 2016 dhe 350 milionë Euro për vitin 2015). Rritje e kontributeve për sigurimet shëndetësore nga 4% që është sot në 5% (kursehen 270 milionë Euro për vitin 2016 dhe 135 milionë Euro për vitin 2015). Rritje e kontributeve të pensionistëve për sigurimet shëndetësore të pensioneve suplementare nga 0 që është sot në 5%.

3)      Taksa për bizneset dhe taksa për rrogat (Do të mblidhen të ardhura qe janë baraz me 0,58 të GDP-së për vitin 2016 dhe 0,66 për vitin 2015. Taksë e vecantë pre 12% mbi fitimin për bizneset me të ardhura mbi 500.000 Euro. Rritje e taksimit mbi bizneset nga 26% që është sot në 29%,.

4)      Ulje e shpenzimeve ushtarake me 200 milionë Euro për vitin 2016.

5)      Taksë mbi reklamat televizive (Do të mblidhen 100 milionë Euro për dy vitet e ardhshme).

6)      Rritje e taksës së luksit mbi jahtet private. (Do të mblidhen 47 milionë Euro për dy vitet e ardhshme).

7)      Rritje e taksës mbi lojrat e fatiti. (Do të mblidhen 225 milionë Euro për vitin 2016 dhe 35 milionë Euro për vitin 2015).

8)      Dhënie e licensave për rrjetet celulare 4g dhe 5g. (Do të mblidhen 350 milionë Euro për vitin 2016).

Sipas qeverisë megjithëse këto masa nuk përmbaheshin në programin qeverisës, ato erdhën pas negociatave të shumta dhe të ashpra me kreditorët. Nderkaq, masat po vazhdojmne te diskutohen  në Eurogrup(ndonese Qeveria greke nuk ka rënë dakord). Megjithëse diferencat nuk janë të mëdha ndërmjet të dyja palëve, ende nuk ka nje vendim per t’ju paraqitur samitit të këtij fund muaji. Në funksion të vendimit që do të merret (pozitiv) Komisioni Evropian ka parashikuar një paketë prej 35 miliardë Eurosh (e ashtuquajtura Paketë Junker) të destinuar për Greqinë në mënyrë që të përdoren për rimëkëmbjen e ekonomisë greke.

                                                                   *

                                               *                                        *

Natyrisht historia nuk përfundon me kaq. Analizat, procedurat, supozimet dhe hamendësitë vazhdojnë. Në se do të ketë dakortësim, pritet që këto masa te votohen në parlamentin grek dhe më pas në parlamentet e Eurozonës. Natyrish jo e lehtë të bindet pjesa më radikale e grupit parlamentar të SYRIZA-s. A do ti mbështesin  partitë e tjera e sidomos Nea Demokracia dhe Potami, që kanë deklaruar se do të votojnë pro për cfarëdo pakete që qeveria do të sillte?.. Do të krijonte idenë e “një leshimi” në mohimin disi te identitetin e saj! Pse jo? Për një gjë kaq madhore ,per te spetuar vendin,  mbase është e nevojshme.

Nga ana tjetër skenaret për një referendum popullor për masat qe do merren, një qeveri me bazë të gjerë apo sidomos në se do të ketë ne qendrim “ekstrem?!”,te tipit te shumeperfolur”Grexit”, pra dalja nga euro dhe kalimi ne nje monedhe kombetare (Drahmi apo Geuro sic propozonte tre vjet me pare Thomas Majer-krye ekonomist i Deutsche Bank) në samitin e fundmuajit, duhen konsideruar. Në këtë rast, implikimet ,sic paralajmëron edhe Standart and Poor, do të jenë përtej Greqisë edhe më gjerë. Natyrisht te padëshirueshme për askënd.Prandaj konsensusi duhet arritur.Greqia eshte dhe ka nevoje per Europen.Europes i duhet Greqia. Celsi i zgjidhjes me sa duket është kompromisi,i cili nuk mund te jete jashte  duarve te SHBA dhe Gjermanisë. Le të presim samitin.

Prime Minister Tsipras Meets With Chancellor Merkel In Berlin

 Akademik, Anastas Angjeli

Deputet