image

Ditën e mërkurë 03/06/2015 në ambientet e ShLP Mesdhetare tëShqipërisë u zhvillua promovimi i librit “Ndërhyrja e shtetit nëekonomi” me bashkautorë Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Prof. Dr. Anastas Angjeli. Në promovim merrnin pjesë Deputetë tëKuvendit të Shqipërisë, akademikë, studentë dhe përfaqësues tëmedias. Paneli kryesor përbëhej nga z. Ilir Meta, Prof. Evis Kushi, Prof. Dr. Anastas Angjeli, Prof. Dr. Aristotel Pano, Prof.Asoc. Adrian Civici, Prof. Dr. Sulo Hadëri, Prof. Dr. Selami Xhepa.

Pjesëtarët e panelit në referatet e tyre analizuan në mënyrë tëdetajuar tezat kryesore që trajtohen në punimin e Profesorëve Angjeli dhe Pano dhe theksuan rëndësinë që ky punim ka si dhe kontributin që jep jo vetëm për studentët universitarë dhe lexuesin e gjerë por edhe për hapjen e një debate të rëndësishëm ekonomik për një nga temat që vitet e fundit po trajtohet nëmënyrë dinamike në të gjitha katedrat universitare të shkencave ekonomike dhe politike.

Në fjalën pershendetëse referimin e tij. Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë u ndal në vlerat që mbart ky libër si dhe në rëndësinë që ka për analizimin dhe për dhënien e rekomandimeve konkrete për ekonominë shqiptare. Sipas z. Meta ekonomia shqiptare ka nevojë për më shumë politika mbështetëse ekonomike e fiskale, për një rol më efikas të politikës monetare, për më shumë zhvillim e punësim, më shumë arsim e shëndetësi, shërbime këto me një nivel më të lartë standardesh e cilësisë.

Ky është dhe mbetet orientim i qartë i kësaj mazhorancë. Kjo sepse, kur flasim për një Qeveri Zhvilluese duhet të kuptojmë nga njëra anë mbështetje për më shumë zhvillim ekonomik, nga ana tjetër, ne duhet të gjejmë instrumente kompensuese, për fuqinë e pa arrirë maksimalisht, ende në nivelin e duhur, të disa elementeve, të disa forcave të tregut, këtij gjeneratori të zhvillimit të ekonomisë.

Në fund autoret falënderuan referuesit dhe pjesëmarrësit përvlerësimin.  Ne fjalën e tij Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli dha një përshkrim të teza të përgjithshme që trajtohen në libër.   Duke u bazuar te historia e mendimit ekonomik dhe politik, duke marrë shembuj konkretë nga historia ekonomike globale, sidomos nga historia e krizave autorët gjatë fjalëve përshëndetëse theksuan rëndësinë që tema kryesore e punimit të tyre pra roli që shteti duhet të luajë në ekonomi, ka për periudhën në të cilën jetojmë. Kjo temë është padyshim në qendër të vëmendjes jo vetëm të komunitetit akademik por edhe në qendër të debatit politik të paktën 7 viteve të fundit ku ekonomia e Eurozonës, por jo vetëm, gjendet në një nga krizat më të mëdha të paktën që nga koha e depresionit të madh. Pikërisht roli i shtetit dhe ndërhyrja ose jo e tij në ekonomi gjendet në bazë të dy teorive, filozofive, shkollave të mendimit ekonomik dhe politik të cilat gjenden në përplasje të vazhdueshme këto dhjetëvjeçarët e fundit. Nga njëra anë përqasja progresiste majtiste dhe nga ana tjetër përqasja neoliberale. Shkolla mendimi të cilat bashkërendojnë dhe përziejnë teori ekonomike dhe përqasje politike. Sepse asnjëra nga këto dy aktivitete pra ekonomia dhe politika, nuk ka kuptim pa tjetrën.

Prof. Dr. Aristotel Pano, përmendi edhe realitetin ekonomik shqiptar të 25 viteve të fundit të trajtuar nga pikëpamja e temës kryesore të librit si dhe sfidat me të cilat do te përballet ekonomia shqiptare në vitet e ardhshme.