90 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit

 

I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z.Meta

I nderuar Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit,  Z. Leskaj

I nderuar z.Bamir Topi ,ish President i Republikes se Shqiperise

I nderuar President i Gjykatës Evropiane të Audituesve, Z. Caldeira,

I nderuar Kryetar i Gjykates Kushtetuese,z.Bashkim Dedja,

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm  i INTOSAI-t dhe President i Gjykatës së Llogarive të Austrisë, Z. Moser,

Të nderuar perfaqsues te Trupit Diplomatik

Të nderuar kolegë Deputetë,Akademike,profesor miq dhe të ftuar,

Për mua është kënaqësi dhe një vlerësim i veçantë që jo vetem ne emer te Akademise se Shkencave te RSH,por edhe per faktin e dyfishte ate qe si akademik e profesor i ceshtjkeve te financave publike  dhe te auditimit per shume vite,nga njerane,dhe nga ana tjeter si nje ish funksionar i larte shteteror dhe deputet i kuvendit i angazhuar ne kete fushe,te marr pjesënë ceremoninë me rastin e 90 vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit,me gjithe fillesen e lashte ne vendin tone,  u krijua si institucion kushtetues ,90 vjet me pare dhe vetëm 13 vite pas lindjes së shtetit shqiptar.Ne rrugetimin e vet 90 vjecar ai ka pesuar evoluimin e vet institucional,ligjor dhe profesional dhe  ka dhënë një kontribut të qenësishëm ne mirqeverisjen e vendit  dhe  mbrojtjen e interesave të qytetarëve .

Kontrolli i Lartë i Shtetit,  nëpërmjet veprimtarisë së tij audituese  synon përdorimin me efektivitet, eficencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e publikut dhe Kuvendit të Shqipërisë

Ky institucion me  përgjegjësi të madhe,  ka nxitur  dhe forcuar përgjegjshmërinë në menaxhimin e financave publike, transparencën për përdorimin e tyre dhe ka kontribuuar  në llogaridhënien e institucioneve të ekzekutivit.

Ndryshimi i bazës ligjore mbi të cilën e ushtron veprimtarinë KLSH, përafrimi i tij me legjislacionin e vendeve të BE dhepërfshirja në të e auditimeve të performancës dhe Teknologjisë së Informacionit, e bën të domosdoshëm zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit me rrethet akademike dhe universitete,  të cilat me ekspertizën e tyre ndihmojnë  në vendosjen e punës audituese mbi  baza shkencore, kryerjen e auditimeve cilësore  dhe dhënien e rekomandimeve që i shërbejnë një qeverisjeje më të mirë.

Në këtë kuadër është për tu vlerësuar  iniciativa  e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Leskaj  për organizimin  e 3 konferencave shkencore në të cilin mendimi akademik luajti një rol thelbësor.

Referuar situatës ekonomike me të cilën përballet Shqipëria dhe problematikave të trajtuara në këto konferenca, është e rëndësishme të theksohet se KLSH  duhet të fokusohet edhenë auditimet mbi menaxhimin e borxhit publik, zbatimin e politikës financiare të qeverisë  dhe politikës monetare  të Bankës së Shqipërisë. Për këtë nevojitet  mbikëqyrja e  rritur e KLSH mbi veprimtarinë rregulluese financiare  në bashkëpunim me parlamentin, shoqërinë civile dhe mediat.

Publikimet,debatet dhe mendimet e akademikëve dhe pedagogëve  të njohur  në fushën e ekonomisë dhe tëjurisprudencës janë gjithashtu jo vetem  pjesë e rëndësishme  e revistës shkencore të KLSH “Auditimi Publik”,por njehershe nje shtyse perpara e mendimit shkencor edhe ne kete fushe.. Ato kane qene pjese e debatit pozitive per konsolidimin e reformave te mara nga KLSH.

Përmirësimi i dukshëm i punës audituese shtrirja e auditimit ne performancen dhe teknollogjine, shtimi i numrit të auditimeve të KLSH është arritur  gjithashtu edhe falë hapjes për bashkëpunim të këtij institucioni me ekspertë të,  jashtëm të cilët  me dijet e tyre të thelluara kanë kontribuar në kryerjen e auditiveve cilësore. Kjo sepse sfidat e KLSH per modernizimin e tij dhe rritjen e efikasitetit te punes se vet,nuk mund te arrihen pa nje bashkpunim te gjere dhe shume dimensional,iinstitucional dhe akademik,shkencor e profesional.

Objektivat  e Kontrollit të Lartë të Shtetit për modernizimin e Institucionit ,të pasqyruara me ambicie në Planin Strategjik afatgjatë pa dyshim mund të realizohen vetëm nëpërmjet  një stafi të mirë shkolluar dhe të mirë kualifikuar.  Për këtë KLSH në bashkëpunim me universitetet e ndryshme në vend qeduhet  të intensifikojnë përpjekjet për futjen në kurikulavepasuniversitare  të temave  që lidhen drejtpërdrejtë meauditimin e jashtëm publik dhe njohjen e standardeve ndërkombëtare të auditiumit.

Në përfundim më lejoni të konfirmoj, bindjen time, se Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion në konsolidim të vazhdueshëm dhe reformat e ndërruara gjatë viteve të  fundit kanë hedhur themelet e një institucioni modern dhe  transparent ndaj publikut,   i cili e bazon veprimtarinë e tij tërësisht në standardet ndërkombëtare të auditimit(INTOSAI)dhe në eksperiencat më të mira të institucioneve homologe.

Unë dua t`ju siguroj se në ketë rrugë të konsolidimit të reformave të këtij institucionit, mbështetja e Kuvendit dhe në veçanti e qarqeve akademike  do të jetë domethënëse, çka do ta ndihmoj më tej KLSH në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese per nje qeverisje me te mire në luftë kundër korrupsionit dhe për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

 

Faleminderit dhe Suksese

Akademik, Anastas Angjeli

26 Maj 2015

image