Më datë 30.04.2015, në SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” në bashkëpunim me Rotary Club Albania u zhvillua një aktivitet, në të cilin mori pjesë edhe presidenti i Rotary International, z.Gary C.K. Huang.

Ky aktivitet, kishte si synim shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” me këtë organizatë, veçanërisht në fushën e edukimit.

Presidenti i SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” dhe Presidenti i Rotary International dhuruan libra për nxënësit dhe stafin pedagogjik të Luginës së Preshevës.

Në fund të këtij aktiviteti, Presidenti i SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” z.Anastas Angjeli, deklaroi akordimin dhe vënien në dispozicion e tri bursave të studimit për nxënësit e ekselencës në Luginën e Preshevës.

image

Fjala e Prof.  Anastas Angjelit në këtë aktivitet

I nderuar Presidenti i Rotary Ndërkombëtar Zoti Gary CK HUANG…

Të nderuar të pranishëm, studentë dhe padagogë të Universitetit “Mesdhetar” të Shqipërisë, nxënës dhe mësues të shkollës së mesme “Faik Konica në Tiranë”, kam nderin dhe privilegjin të çel këtë ceremoni me një simbolik të thellë dhe shumë kuptimlote.

Në prezencën e zotit HUANG ne shprehim gatishmërinë tonë humane dhe intelektuale, civile dhe qytetare, për të dhuruar libra për fëmijët dhe qytetarët e Preshevës.

Shoqëria e sotme globale ka shumë probleme, që nga varfëria dhe ushqimi, uji pishëm, barazia gjinore, mbrojtja e tokës, ngrohja globale dhe ambienti, kujdesi për moshën e tretë, sëmundjet dhe edukimi shkollor etj.

Është e kuptueshme që secila nga këto problematika kërkon një vemendje të veçantë, mjete dhe veprime të adresuara në përputhje më karakteristikat e tyre. Institucionet ndërkombëtare dhe forumet civile, mes tyre dhe Rotary International, janë të përfshira për të zbutur situatat e emergjencës dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, komunitetet që vuajnë prej kohësh situata diz-humane.

Por nëse do të kërkonim një instrument që do të ndihmonte njëherësh në zgjidhjen e këtyre problematikave, pa dyshim ky do të ishte libri, institucioni më i vjetër i dekumentimit të mendimit, arkiva më e mirë e ideve, miku më i mirë i njeriut, harta e rrugës në çdo situate, sado e vështirë që mund të paraqitet ajo.

Ne jemi mbledhur për të dhuruar libra, dhe njëherësh dhurojmë ide, mundësi ndryshimi, shpresë dhe vizione, sepse duke lexuar keta libra shkollor nxënësit e Preshevës do jenë më të zotët, e ardhjma e vendit tyre më e begatë, shoqëria më e emanicpuar, paqia me qëndrushme dhe komunikimi më gjithëpërfshirës dhe tolerant.

Duke dhuruar libra shkencorë për profesorët dhe intelektualët e Preshevës, ne ndihmojmë që elitat e asaj krahine të ushqehen me më të rejat e shkencës, me dituri të përparuar dhe kështu ata të mbajnë mbi shptaullat e tyre përgjegjësitë e kohës për sot dhe për të ardhmen.

Një botë me libra dhe dituri është një botë me më shumë siguri, më shumë harmoni dhe mundësi e prosperitet. Dikur inkuizicioni digjte libra në turën e druve, por edhe sot në disa zona të nxehta vriten studentë apo fëmijë që shkojnë në shkollë, ju merren dhe ju asgjësohen librat.Këto fenomene duan të rikthejnë në mënyrë të dëshpëruar ekopkën mesjetare tashmë të kapërxyer prej shekujsh.

Sot njerëzimi ka librin fizik, librin elektronik dhe forma gjithfarësh të tyre. Bota, njerëzimi, institucionet ndërkombëtare kanë nevojë që gjithnjë e më shumë të shohin gjeste të tillë të kujdesit human. Nëse mendojmë më mendje të kthjellët, nëse gjykojmë me një zemër të ngrohtë humane, ne në çdo rast do jemi të gathshëm që me duart tona të kryejmë shërbime të mira.

Dhurimi librave është një model i shoqërisë së hapur demokratike që njeh si autoritet dijen, shkencën dhe zhvillimin njerëzor. Në shërbim të këtij misioni nuk do të lodhemi së shërbyeri.

Gjithashtu me lejoni te deklaroj vendimin e Bordit drejtues te Qendres Mesdheu dhe te Rektoratit te UMSH per akordimin dhe venien ne dispozicion te tre bursave te studimit ne profilet Ekonomik,Juridik dhe Shkenca Politike MND,per autoritetet  e kesaj treve per tja dhënë tre nxenesve te exelences.

Ju faleminderit !