Ditën e mërkurë, në datën 11 Qershor 2014 ,në amfiteatrin Adam Smith në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë u organizua ceremonia e dhënis të titullit Doctor Honoris Causa, Profesor Felix Unger, President i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (European Academy of Sciences and Arts) dhe personalitet i shquar në fushën e kardiokirurgjisë dhe mjekësisë botërore.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë Akademik Anastas Angjeli, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Profesor Muzafer Kërkuti, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, Rektori i Universitetit të Tiranës Profesor Dhori Kule, Akademik Gudar Beqiraj dhe përfaqësues të jetës akademike, universitare dhe politike të vendit.
Në fjalën përshëndetëse Akademiku Anastas Angjeli falënderoi Profesor Ungerin për kontributin e shquar që ai ka dhënë. Ndër të tjera ai tha : “Dita e sotme është një ditë e shënuar jo vetëm për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë por për të gjithë komunitetin akademik në Shqipëri. Kjo sepse sot në Universitetin tonë nderojmë me titullin Doktor Honoris Causa Profesor Felix Unger, një personalitet të shquar të shkencës në nivel evropian.
Prof. Unger është një personalitet i njohur në fushën e mjekësisë dhe ka dhënë një kontribut të admirueshëm në të gjitha detyrat e ushtruara gjatë karrierës së tij profesionale. Kontributi i tij është vlerësuar në disa nga qendrat më të mëdha universitare dhe shkencore në shumë vende ku ai ka ushtruar detyrat e tij akademike.
Vlerësimi që Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i bën sot Profesor Ungerit është një vlerësim jo vetëm i punës së tij të palodhur akademiko-shkencore, por edhe i aktivitetit dhe të përpjekjeve të tij titanike për integrimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në nivel evropian. Kjo nëpërmjet themelimit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, një institucioni të rëndësishëm akademik në kontinentin e vjetër.”
Në vazhdim Profesor Angjeli vuri theksin te rëndësia që bashkëpunimi në fushën e arsimit ka jo vetëm për Shqipërinë por edhe më gjerë :” Gjithmonë kam besuar se integrimi evropian, për të cilin kaq shumë diskutohet në vendin tonë, nuk është thjesht një proces teknik zbatimi reformash. Eshtë para së gjithash një proces shpirtëror dhe kulturor, një proces përvetësimi, pranimi dhe identifikimi me një sistem vlerash. Vlera të cilat gjenden në themel të identitetit tonë të përbashkët evropian dhe që e bëjnë Bashkimin Evropian eksperimentin më të suksesshëm të paqes, stabilitetit dhe mirëqënies që njerëzimi ka provuar në historinë e tij.
E ku ka mënyrë më të mirë për të përhapur vlerat se sa nëpërmjet kulturës dhe shkencës. Dhe ku ka mënyrë më të mirë për tu ndier pjesëtarë të një hapësire të përbashkët se sa nëpërmjet formimit të një hapësire ku arsimi dhe shkenca bazohen mbi ide, struktura dhe institucione të përbashkëta.
Dhe historia e Bashkimit Evropian na tregon se janë pikërisht programet akademike dhe shkencore ato që ndoshta kanë bërë më shumë për integrimin evropian se sa të gjitha programet ekonomike të marra së bashku. Mjafton këtu të përmendim programet Erasmus, programet e shkëmbimit dhe lëvizjes studentore dhe akademike të cilat janë pa dyshim një urë lidhëse, komunikimi dhe njohjeje ndërmjet komuniteteve universitare anë e mbanë Evropës.

Profesor Felix Unger në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë për titullin e akorduar dhe në vazhdim u fokusua të rëndësia që ka për Shqipërinë bashkëpunimi sa më i ngushtë me Bashkimin Evropian në fushën e arsimit dhe të shkencës. Integrimi në këtë fushë është po qa i rëndësishëm, dhe ndoshta edhe më shumë, sa integrimi në fushat e etjera. Bashkëpunimi i institucioneve të arsilit të lartë dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri me simotrat në vendet evropiane, pjesëmarrja e studentëve dhe stafeve akademike në programet evropiane të mobilitetit, krijimi i mundshëm i qendrave ndër dispilinore të studimit me pjesëmarrje nga disa vende evropiane do ti japin një shtysë të rëndësishme jo vetëm rritjes së nivelit të arsimit të lartë shqiptar por edhe mundësive për punësim të të rinjve të diplomuar nga universitetet shqiptare.

Fjala e mbajtur nga Akademik, Prof.Dr.Anastas Angjeli gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Doctor Honoris Causa Prof.Dr.Felix Unger 

Të nderuar,

Dita e sotme është një ditë e shënuar jo vetëm për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë por për të gjithë komunitetin akademik në Shqipëri. Kjo sepse sot në Universitetin tonë nderojmë me titullin Doktor Honoris Causa Profesor Felix Unger, një personalitet të shquar të shkencës në nivel evropian.

Prof. Unger është një personalitet i njohur në fushën e mjekësisë dhe ka dhënë një kontribut të admirueshëm në të gjitha detyrat e ushtruara gjatë karrierës së tij profesionale. Kontributi i tij është vlerësuar në disa nga qendrat më të mëdha universitare dhe shkencore në shumë vende ku ai ka ushtruar detyrat e tij akademike.

Vlerësimi që Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i bën sot Profesor Ungerit është një vlerësim jo vetëm i punës së tij të palodhur akademiko-shkencore, por edhe i aktivitetit dhe të përpjekjeve të tij titanike për integrimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në nivel evropian. Kjo nëpërmjet themelimit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, një institucioni të rëndësishëm akademik në kontinentin e vjetër.

Të nderuar miq,

Gjithmonë kam besuar se integrimi evropian, për të cilin kaq shumë diskutohet në vendin tonë, nuk është thjesht një proces teknik zbatimi reformash. Eshtë para së gjithash një proces shpirtëror dhe kulturor, një proces përvetësimi, pranimi dhe identifikimi me një sistem vlerash. Vlera të cilat gjenden në themel të identitetit tonë të përbashkët evropian dhe që e bëjnë Bashkimin Evropian eksperimentin më të suksesshëm të paqes, stabilitetit dhe mirëqënies që njerëzimi ka provuar në historinë e tij.

E ku ka mënyrë më të mirë për të përhapur vlerat se sa nëpërmjet kulturës dhe shkencës. Dhe ku ka mënyrë më të mirë për tu ndier pjesëtarë të një hapësire të përbashkët se sa nëpërmjet formimit të një hapësire ku arsimi dhe shkenca bazohen mbi ide, struktura dhe institucione të përbashkëta.

Dhe historia e Bashkimit Evropian na tregon se janë pikërisht programet akademike dhe shkencore ato që ndoshta kanë bërë më shumë për integrimin evropian se sa të gjitha programet ekonomike të marra së bashku. Mjafton këtu të përmendim programet Erasmus, programet e shkëmbimit dhe lëvizjes studentore dhe akademike të cilat janë pa dyshim një urë lidhëse, komunikimi dhe njohjeje ndërmjet komuniteteve universitare anë e mbanë Evropës.

Janë pikërisht këta të rinj studentë, përfshirë dhe studentët shqiptarë të cilët nesër do të marrin fatet e kontinentit tonë në dorë dhe do ta cojnë më tej duke e thelluar integrimin evropian. Për këtë arsye duhet ti japim akoma më shumë rëndësi unifikimit, intensifikimit dhe thellimit të politikave mbarëevropiane me karakter kulturor, shkencor dhe akademik. Sepse më shumë arsim evropian do të thotë më shumë Evropë.

Gjithashtu qendrat e përbashkëta të studimeve interdisiplinare, bashkërendimi i politikave arsimore dhe ato të kërkimit shkencor, bashkërendimi i politikave financuese të kërkimit shkencor në nivel evropian janë dhe duhet të mbeten prioritete për BE-në.

Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë dhe një Evropë më të fortë për brezat që do vijnë.

Profesor Unger është shembulli më i mirë i intelektualit të angazhuar  i cili beson dhe vepron për një arsim cilësor mbarëevropian dhe për një bashkëpunim sa më të ngushtë të institucioneve më të larta kërkimor shkencore të vendeve të kontinentit tonë. Angazhimi i tij në projekte të rëndësishme si Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve, Universitetit Europian Alma Mater Europea, janë vetëm disa nga kontributet e tij në këtë drejtim. Gjithashtu bashkëpunimi i tij i ngushtë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është një tregues i interesimit dhe i ndihmesës dhe mbështetjes që ai personalisht ka dhënë për rritjen e bashkëpunimit të institucioneve kërkimore shkencore shqiptare me ato evropiane.

Shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar të Profesor Unger dhe me bindje të plotë them se jo vetëm vendi ynë ka nevojë për miq dhe mbështetës të tillë në Evropë por edhe vetë Evropa ka nevojë për intelektualë të tillë që punojnë dhe veprojë pa rreshtur për ta bërë Evropën tonë një Evropë të bashkëpunimit, solidaritetit, kulturë dhe shkencës.

Dhe një herë Profesor, faleminderit!

10336745_10152455700573449_2201857531898733115_n