Prof.Dr. Felix Unger;Prof.Dr.Anastas Angjeli_Podgorice Mars  2014Në datat 21,22 Mars 2014, në Podgoricë të Mal i Zi, zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Transition to a new society”. Në këtë konferencë morrën pjesë shkencëtarë të njohur, analistë të fushave të politikës, ekonomisë, të shkencave sociale, teknologjisë nga vende të ndryshme të rajonit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë,Italisë, Brazilit, Indisë, Kanadasë, Austrisë, Holandës, Belgjikës etj. Në këtë konferencë Akademik Prof.Dr. Anastas Angjeli në referimin e tij ” Një model i ri ekonomik që maksimizon lirinë ekonomike ” parashtroi rëndësinë e konceptit dhe zbatimit në praktike të lirisë ekonomike, evoluimit dhe problematikave të dala në këto 20 vite të zhvillimit dhe zgjerimit të saj në Shqipëri dhe në vendet e rajonit. Prof.Angjeli theksoi se gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka shënuar progres duke u rritur në klasifikim për 17 pikë duke u renditur në 20 vendet me përmirësime më të mëdha. Megjithate-theksoi ai- duke marrë parasysh dhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare që matin lirinë ekonomike ka ende shumë për të bërë në drejtim të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në çështjet e pronësisë dhe të drejtës së pronës, në mjesdisin rregullator të klimës së biznesit dhe investimeve etj. Z.Angjeli prezantoi modelin e ri ekonomik posttranzicion bazuar në teorinë neoklasike ekonomike dhe dha disa rekomandime që ky model t’i shërbejë më shumë rritjes së qëndrueshme ekonomike , rritjes  së punesimit, të reformave rregullatore dhe përmes tyre maksimizimit të zgjerimit të rritjes ekonomike. Referimi i Prof. Angjelit u prit me interes dhe u vlerësua nga të pranishmit në konferencë. Gjatë konferencës Akademik Angjeli u takua dhe zhvilloi një bisedë me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës Prof.Dr. Felix Unger.

.