imageNJE MODEL EKONOMIK QE MAKSIMALIZON LIRINE EKONOMIKE

 Globalizimi është një process i vazhdueshëm i rritjes së ndërvarësisë ekonomike, politike dhe shoqërore ndërmjet vendeve. Si një proces i tillë karakterizohet nga aspekte pozitive dhe negative por konsiderohet si i pashmangshëm dhe sigurisht që asnjë vend nuk mund të jetë i pandikuar nga ky proces. Kriza e rëndë ekonomike dhe financiare e viteve të fundit ndoshta e ka vërtetuar më fortë këtë pohim dhe dalja nga kjo krizë nuk mund të bëhet jashtë kushteve të lojës që imponon globalizimi. Një nga këto është edhe liria ekonomike e bazuar në një rritje të nivelit të konkurrencës së brendshme dhe në rregulla të barabarta dhe të përcaktuara mirë për të gjithë. Qëllimi i këtij punimi është analizimi i konceptit të lirisë ekonomike, i kushteve aktuale në Shqipëri dhe në rajon dhe në dhënien e rekomandimeve për një model të ri ekonomik që maksimalizon lirinë ekonomike.

Fjalëkyce: model ekonomik, liria ekonomike, Shqipëria, rajoni, zhvillimi ekonomik.

MATJA E LIRISE EKONOMIKE

Liria ekonomike është çelësi i shanseve të mëdha, ajo është një drejtues i fuqishëm drejt rritjes dhe prosperitetit, për përmirësimin e jetës. Kjo do të thotë se në thelb të lirisë ekonomike mbeten lidhjet shumë të rëndësishme dhe të ndërsjellta midis lirisë ekonomike, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së popullsisë.

Pra, në fund të fundit liria ekonomike ka të bëjë me njerëzit, me shanset e individit për arritjen e qëllimeve dhe plotësimin e nevojave të tyre. Kësisoj, “Liria ekonomike është e drejta e një individi për të ruajtur atë çka fiton, për të riprodhuar atë çka dëshiron, për të konkurruar në tregjet e produkteve dhe të punës sipas zgjedhjes së tij, në kushte kufizimesh në të cilat ai nuk mund të përdorë forcë ose mashtrim për realizimin e interesave të tij”.

Është kjo arsyeja, që qysh prej vitit 1995, studiuesit kanë gjetur mënyrën për shprehjen sasiore, në një numër të vetëm, të lirisë ekonomike. Kjo ka lejuar që të studiohet ndryshimi i lirisë ekonomike, në një vend te caktuar, në periudha të ndryshme kohe.

Njëherësh kjo ka shërbyer edhe si nxitje, motivim, për vende të ndryshme, për ndërmarrjen e reformave të thella rregullatore, për më shumë liri ekonomike. Një tregues i tillë, që shërben për këtë qëllim është Treguesi i lirisë ekonomike, që botohet çdo vit në raportin ”Index of Economic Freedom” nga dy organizatat më prestigjioze për këtë çështje, “The Heritage Foundation” dhe “The Wall Street Journal”.

Gjithashtu raporti “Doing Business” i Bankës Botërore, i cili i klasifikon vendet sipas 10 treguesve kryesorë që konsiderojnë rregulloret e vendosura nga qeveritë që ndihmojnë apo pengojnë bërjen e biznesit në një vend, është një vlerësues për shkallën e lirisë ekonomike.

SHQIPERIA NE INDEKSIN E LIRISE EKONOMIKE

Në rankimin e përgjithshëm për lehtësinë e bërjes së biznesit te Bankes Boterore, Shqipëria ne vitin 2013,te publikuar rreth dy muaj me pare,  renditet në vendin e 85 duke shenuar nje perkeqsim me nje vit me pare. Përpara një viti vendi yne ndohej ne  në vendin e 82.Pra kishte humbur 3 vende.Ndersa,nga 10 kategoritë që vlerëson “Doing Business”, Shqipëria kishte rënie në 7 prej tyre. Më konkretisht në kategorinë “Fillimi i një biznesi” kishte humbur dy vende, në “Lidhja e energjisë elektrike” 3 vende, në “Regjistrimin e pasurisë” 2 vende, në “Mbrojtjen e investitorëve” 1 vend, në “Tregëtinë ndër-kufitare” 1 vend, në “Mbylljen e një biznesi” 1 vend dhe rëniën më të madhe e kishte në kategorinë “Pagimi i taksave” ku Shqipëria ka rënë 5 vende duke u renditur në vendin 160 dhe duke zënë vendin e fundit në rajon. Në tre kategoritë e  tjera Shqipëria,kishte të njëjtin vlerësim si një vit më parë.

Rreth dy muaj më pare  Gazeta prestigjioze The Ëall Street Journal dhe Fondacioni Heritage, të cilat kanë hyrë ne vitin e 20-të të vlerësimit të lirisë ekonomike për vendet e botës, publikuan raportin mbi  Indeksin e Lirisë Ekonomike 2014, i cili në fakt përmban vlerësimin për periudhën kohore  gjysma e dytë e vitit 2012 dhe gjysma e parë e vitit 2013 por që u shërben investitorëve gjatë punës së tyre në vitin 2014.

Në Indeksin e Lirisë Ekonomike 2014,  të publikuar nga The Heritage Foundation Shqipëria ka marrë rezultatin 66.9, duke u renditur në vendin e 54. Vendi ynë ka një përmirësim prej 1.7 pikësh në krahasim me Indeksin e publikuar një vit më parë.

Në historinë 20 vjeçare të këtij Indeksi , Shqipëria ka përparuar në klasifikimin e lirive ekonomike me rreth 17 pikë, duke u renditur mes 20 vendeve me përmirësimet më të mëdha. Me rritjet e shënuara në nëntë nga 10 kategoritë e lirive ekonomike, Shqipëria është ngjitur gradualisht në kategorinë “mesatarisht e lirë” duke çaluar ende në kategorinë e të drejtës së pronës. Përmirësimi është më i dukshëm në lirinë e investimeve dhe lirinë e tregëtisë. Shqipëria renditet në vendin e 25 ndër 43 vendet në rajonin evropian dhe rezultati i përgjithshëm i vendit tonë është mbi mesataren botërore dhe vendoset në kategorinë e vendeve “mesatarisht të lirë”.

Në kategorinë e Zbatueshmërisë së Ligjit (Rule of Laë) Shqipëria ka edhe vlerësimin më të ulët dhe më konkretisht 30.0 në të drejtat e pronës (të njëjtin vlerësim të një viti më parë) dhe 30.4 në luftën ndaj korrupsionit (përkeqësim krahasuar me një vit më parë). Raporti i The Heritage Foundation në lidhje me zbatueshmërinë e ligjit vëren se: (Në Shqipëri egziston) “Një mjedis i dobët rregullator, rregulla jo transparente të prokurimeve publike, një kulturë e mosndëshkimit, dhe ndërhyrje politike (Këto faktorë) e bëjnë të vështirë për gjyqësorin të merret me nivelin e lartë të korrupsionit të rrënjosur thellë në Shqipëri. (Shqipëria është një vend)  tranzit për trafikimin e qenieve njerëzore, të armëve të paligjshme dhe lëndëve narkotike. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale është e dobët, dhe Shqipërisë ende i mungon një sistem i qartë i të drejtës së pronës, veçanërisht për pronësinë e tokës.”

Në kategorinë e Efektshmërisë së Kuadrit Rregullator (Regulatory Efficiency) Indeksi vëren përmirësim në Lirinë e punës dhe e vlerëson me 49.7 si dhe në Lirinë Monetare dhe e vlerëson me 80.0. Kurse në Lirinë e Biznesit vërehet përkeqësim dhe jepet vlerësimi 78.1. Më konkretisht “ Kuadri rregullator mbështet krijimin e biznesit. Numri i ditëve që nevojiten për të hapur një biznes është ulur në 4 dhe nuk nevojitet një kapital minimal. Megjithë fleksibilitetin që ekziston në tregun e punës, rregullat relativisht të ngurta të punësimit pengojnë rritjen e produktivitetit dhe rritjen e punësimit. Kontrollet e çmimeve dhe subvencionet shtetërore shtrembërojnë çmimet e brendshme për energjinë elektrike, ujin, dhe transportin hekurudhor.

Në kategorinë Tregje të Hapura (Open Markets) Shqipëria ka një vlerësim pozitiv dhe përmirësim në krahasim me vitin e kaluar në dy prej nënkategorive. Më konkretisht në Lirinë e Tregëtisë ku vlerësohet me 87.5 dhe në Lirinë e Investimeve ku vlerësohet me 75.0. Në nënkategorinë Liria Financiare nuk ka ndryshim nga viti i kaluar dhe vlerësimi është 70.0,Vendi zyrtarisht mirëpret investimet e huaja, por mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtave të pronës dekurajon investimet. Sistemi financiar mbetet relativisht i zhvilluar dhe i qëndrueshëm përkundër mjedis sfidues jashtëm. Sektori bankar është i mirëparashikuar, por kreditë me probleme kanë ardhur duke u shtuar.

MODELI EKONOMIK QE MBESHTET MIREQEVERISJEN DHE LIRINE EKONOMIKE.

Mendoj se thelbi i të ashtuquajturit modelit të ri ekonomik (rimodelim dhe riprioritizim i ekonomisë)  për të cilin ka nevojë Shqipëria në periudhën post tranzicion, qëndron tek aplikimi i teorisë neoklasike ekonomike, ku studiohen pjesët përbërëse të strukturës ekonomike dhe evolucionit në procesin e zhvillimit, të cilat përbëjnë natyrën e zhvillimit ekonomik modern.

Hipoteza kryesore e modelit të ri të rritjes ekonomike është që struktura industriale përbëhet si pasojë e faktorëve të prodhimit, në një moment të caktuar dhe me mundësi ndryshimi me kalimin e kohës. Prandaj lehtësimi i identifikimit të faktorëve dhe mundësive të rritjes ekonomike, pra i sektorëve dhe industrive që duhet të kenë përparësi, përbëjnë domosdoshmëri për garantimin e rritjes ekonomike. Në funksion të përmbushjes së objektivave të rritjes ekonomike, qeveritë do të duhet të  adoptojnë politikat e duhura në mënyrë që të lehtësojë zhvillimin e sektorit privat në një linjë me avantazhet krahasuese të vendit dhe të përfitojë nga avantazhet hyrëse në tregjet e ndryshme. Prandaj edhe në ekonominë e vendit tonë është e domosdoshme që situatën ekonomike, financiare e sociale ta trajtojmë jo vetëm në kushtet e krizës globale në përgjithësi dhe të eurozonës në veçanti, por edhe të perspektivës e zhvillimit të saj në këndvështrimet e reja ekonomike, duke pasur parasysh: Së pari, identifikimin e faktorëve dhe prioriteteve së rritjes ekonomike, që shoqërohet me gjenerim të punësimit dhe kushteve-kuadër të masave lehtësuese për të. Së dyti, marrjen në konsideratë të gjithë faktorëve të mësipërm, por, në veçanti, ata që ndikojnë më shumë, të cilët janë një kompozim relativ i resurseve natyrore, punës, kapitalit human dhe kapacitetit fizik, që në faza të ndryshme të zhvillimit janë të ndryshme. Së treti, mbajtjen në qendër të vëmendjes së sistemi i nxitjes së rritjes ekonomike (rritja ekonomike moderne) është një proces i vazhdimit të novacionit teknologjik, rritjes dhe diversifikimit industrial dhe përmirësimit të tipave të ndryshëm (infrastrukturë, rregullimet institucionale, kushtet për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm).

REKOMANDIME

Nisur nga konceptet e mësiperme dhe rrezultatet e rankimit të lirisë ekonomike për vitin 2014 dhe ajo çfarë  ”fshihet ”pas këtij rankimi ,duket qartë se ruajtja dhe zgjerimi i mëtejshëm i lirisë ekonomike do të varet:

Së pari, nga persosja dhe realizimi i suksesshëm i reformave ekonomike e strukturore në përgjithësi dhe vecanerisht  i  reformave rregullatore që përbëjnë,  një cështje të rëndësishme të zhvillimit të ekonomisë së tregut në vendin tonë. Kjo përmes thellimit të mëtejshëm edhe të reformave  mirqëverisëse dhe të marrëdhenieve të organeve –institucioneve të shtetit me bisnesin, duke zbatuar politika të nxitjes së bisnesit vendas dhe të huaj, përmes një klime miqësore por ligjore, nxitëse por lehtësuese, mbeshtetëse por motivuese dhe eficente,,

Së dyti, nga mbajtja në kontroll e situatës makroekonomike në përgjithesi dhe asaj të financave publike në vecanti, sidomos borxhi publik, deficiti buxhetor, inflacioni, të cilat në krahasim me periudhen e vleresimit të këtij indeksi, është konstatuar se në fund të vitit 2013 janë më të përkeqesuar.

Së katërti, nga zbatimi me eficiencë i paketës së re fiskale (e cila ka ndryshime të rëndësishme) në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të ekonomisë në përgjithësi.

Së pesti, nga zbatimi i ligjit, vazhdimi i luftës kundër korrupsionit, pasi sduhen  reforma më të thella institucionale për të çrrënjosur korrupsionin e vazhdueshëm dhe rritjen e pavarësisë së gjyqësorit e qe janë kritike për të siguruar një liri më të madhe ekonomike në Shqipëri.

Së gjashti, nga mbrojtja e të drejtave të intelektuale (që është e dobët)  e vendosjes së një sistem të qartë i së të drejtave pronësore, veçanërisht për pronësinë e tokës.