shqiptarjaDeputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, deklaroi në studion e A1 Report se, rishikimi i buxhetit ishte i domosdoshëm pasi shteti do të ishte në falimentim. Përballë gazetares Erjona Rusi, ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli foli edhe për shmangien tatimore që kishin bërë bizneset e lojërave të fatit.

“Shmangia tatimore është e jashtëzakonshme nga biznesi i lojërave të fatit. Këto 500-700 milionë dollarë ikin nga xhepat e qytetarëve të shqiptarëve dhe nëse kthehen këto para, atëherë do të rritet fuqia blerëse. Prandaj duhet luftë ndaj këtij aktiviteti fiskal. Në çdo tre dyqane ka një ambient lojërash fati”, tha Angjeli në A1 Report.

“Qeveria ka 40 ditë që ka ardhur do ka një transparencë të plotë për vendimet që kanë të bëjnë me financat publike. Lojërat e fatit kanë lidhje me shmangien detyrimeve fiskale dhe me buxhetin e familjeve familjare. Dhe kaq shumë sa janë hapur, në të gjitha rrugët, lagjet, nuk ka si të jetë pa mbështetje”, ishte deklarata e Angjelit në lidhje me lojërat e fatit.

Gjithashtu, ai tha se, ndryshimi i buxhetit të vitit 2013 ishin të domosdoshme. “Financat publike po shkonin drejt një arke bosh dhe mos realizim të të ardhurave. U morën disa vendime që për efekte elktorale nuk paguajnë taksa. Dhe këto vendime e çuan situatën në këtë pikë, për të marrë hua brenda vendit por mund të ketë hua marrje edhe jashtë vendit. Nëse nuk do të bëhej ky ndryshim atëherë shteti do të falimentonte. Dmth, nuk do të kishte asnjë lloj pagese, pagash, spitalesh, pensionesh, kontratat të ndryshme etj”, tha Angjeli.

Sipas Angjelit, “borxhi nuk është asnjëherë borxh, por këtu kishte dy rrugë, ose të rritësh tatime dhe taksa ose do të prerje monedhë ta hidhje në qarkullim që do të sillte inflacion”.

Ish-ministri i Financave tha se, “ti thuash të vërtetën qytetarëve është një obligim jo vetëm moral dhe politik që nëse nuk realizohet kthehet në të kundërtën e vete. E vërteta është që situata është shumë e vështirë. Ne në vitin 1997 e morëm situatën shumë herë më të vështirë por e stabilizuam. Qeveria ka një program dhe hapat e parë të marra nga qeveria do të thotë në drejtimin e duhur.”

“Opozita nuk do të pranojë realitetin, përgjegjësinë që me një faturë të zezë të ja kalojë qeverisë së re sepse ka vetëm 40 ditë që kanë ikur nga pushteti”, përfundoi bisedën e tij në A1 Report, deputeti socialist, Anastas Angjeli. – See more at: http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/angjeli-rishikimi-i-buxhetit-ishte-i-nevojshem-per-te-bere-pagesat-183861.html#sthash.8lTpqS5e.dpuf