panoramaNë ambjentet e Hotel Rogner u zhvillua promovimi i librit të fundit të Prof. Dr. Anastas Angjeli “Ditari i tranzicionit ekonomik”, një botim i UMSH Press dhe Shtëpisë botuese TOENA. Në promovimin e librit merrnin pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, akademikë, përfaqësues të medias, studentë etj. Promovimin e hapi z. Lorenc Vangjeli i cili bëri një përshkrim të përmbajtjes së librit dhe të specifikës së tij si një libër ku analiza ekonomike ndërthurret me historinë 20 vjecare të tranzicionit shqiptar. Në vazhdim mori fjalën Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta i cili pasi përgëzoi Profesor Angjelin për kontributin e tij të vyer në reformimin e ekonomisë shqiptare në vite vlerësoi librin e tij të fundit si një vlerë e shtuar në fushën e studimeve ekonomike. Në vazhdim z. Meta duke marrë shkas edhe nga përmbajtja e librit u fokusua në problematikën aktuale ekonomike të Shqipërisë. Në vazhdim fjalën e mori Ministrja e Arsimit dhe Sporteve znj. Lindita Nikolla. Duke ju referuar librit, . Nikolla tha se ky studim “përmban të gjithë eksperiencën profesionale, akademike dhe sigurisht edhe politike të një njeriu që për njëzet e më shumë vite ka dhënë dhe fatmirësisht vazhdon të japë kontributin e tij nga shumë pozicione. Si nga ai i profesorit, ministrit, i akademikut dhe tani i deputetit. Për këto arsye libri “Ditari i krizës ekonomike” është një vazhdimësi i këtij kontributi i Profesor Anastasit, një kontribut që do ti vijë në ndihmë jo vetëm specialistëve dhe studiuesve të shkencave ekonomike por edhe lexuesit të thjeshtë.”