Duket se paralajmërimet e dhëna se Ballkani, pra dhe Shqipëria, “kanë radhën” e përballimit të goditjes së valëve të krizës globale në përgjithësi dhe asaj të Eurozonës, në veçanti, po shndërrohen në realitet. Viti 2012 që lamë pas rezultoi me një ekonomi ballkanike me zhvillim negativ. Ekonomia shqiptare, tashmë më e rrezikuar se kurrë. Financat publike të tronditura thellë. Institucione më të rëndësishme ndërkombëtare paralajmërojnë një perspektivë pesimiste nëse nuk u rikthehemi me vendosmëri reformave. Çfarë duhet të bëjmë? Më shumë zhvillim të qëndrueshëm e punësim, më shumë stabilitet makroekonomik dhe rikthim në konsolidim fiskal.

Dhe këtë ofron opozita me programin dhe alternativen e saj në këtë moment rotacioni pushtetesh përmes zgjedhjeve të lira e demokratike të 23 Qershorit.

BALLKANI NE RECESION – EKONOMIA  SHQIPTARE  NE RREZIK.

Institucionet Financiare Ndërkombëtare ,FMN dhe BB kanë arritur në përfundim se ekonomia e ballkanit po bie në recesion ekonomik dhe Shqipëria është përfshire në grupin e vendeve më të prekura nga kriza, dhe prespektiva e zhvillimit te  saj duket e  zymtë ndër ekonomitë në zhvillim. Në tre vitet e fundit, rritja mesatare e ekonomive ballkanike ka qenë thuajse e barabartë me atë të Eurozonës, ndërkohë që ekonomitë e tjera po rriten shumë më shpejt. Siç duken edhe nga të dhënat e mëposhtme këta tregues faktike janë të matur për vitet që tashmë kanë kaluar. Parashikimet për vitet e ardhshme janë edhe më pesimiste.

 

Kjo situate pritet te rrise me tej veshtiresite ekonomike,financiare e sociale te vendeve ballkanike duke sjelle implikme jo pozitive ne zhvillimet e ardhshme ekonomike e tregtare dhe te tregut te pune s ne vendet e rajonit.Kjo sepse,zhvillimi i munguar po shoqerohet me rritje te papunesise,renie te kerkeses se brendshme konsumatore,tkurrje te investimeve publike dhe private,stopim te reformave strukturore.etj.

Kesisoj ,rrjedhoje e ketyre faktoreve dhe  situates politike ne keto prag zghedhje,gjate ketij viti pritet qe ndikimi i krizes se eurozones ne zhvillimet ekonomimke te vendit tone, te kulmoje.

Kete theksoi edhe krye-ekonomisti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë, Indermit Gill,  në takimin vjetor të Washingtoni ,i cili  është shprehursi: “Shikoni se çfarë po ndodh në Shqipëri, Serbi dhe Bullgari. Këto vende kishin lidhje të ngushta me Greqinë dhe Italinë, lidhje në tregti, sistemin bankar dhe në tregun e punës.Për shkak të kësaj, këto ekonomi tashmë kanë perspektivat më të këqija për rritjen ekonomike

Por, e ndrydhur mes Greqisë dhe Italisë, dy ekonomi  partnere kresore te Shqiperise ne marredheniet ekonomike,tregtare,te investimeve,te tregut bankar dhe ne tregun e punes,njehershi dhe dy ekonomi që janë shndërruar në epiqendrën e krizës europiane,duket se  ekonomia shqiptare vazhdon te jete e rrezikuar.Kete e deshmon edhe fakti qe:

-Ritmet e rritjes ekonomike në Shqipëri u ngadalësuan me shpejtesi duke shenuar nje renie dy tre here (Nga 7.5 % në vitin 2008 në 0.5-1 % në vitin 2012).Vetem vitin e kaluar, rritja ekonomike, e, ra në nivelin më të ulët që nga viti 1997, vetëm 1.6 për qind. Një shifër katër herë më e ulët se mesatarja historike dhe dy herë më pak edhe se sa mesatarja e viteve të krizës 2009-2011. –Investimet publike dhe ato private kanë rënë ndjeshëm dhe kriza ka goditur edhe punësimin duke rritur papunësinë, sidomos në sektorin privat jobujqësor.

kriza aktuale është pasojë e ndrydhjes së kërkesës, përkatësisht rënies së konsumit në nivele më të ulëta, nga ajo që mund të prodhojë ekonomia.

-Numërit të lartë të papunësisë  sidomos në moshat e reja, po i shtohet dhe rritja e numërit të të kthyerve nga emigracioni i cili po i kalon të 180 mije vetët. Ky kthim i emigrantëve përvec eksperiencës së tyre pozitive të përftuar në këto vende ka sjellë detyrimisht edhe tronditjen e tregut te punes permes një rritje të papunësisë dhe probleme të tjera sociale që lidhen me riadoptimin e tyre me realitetin shqiptar.

–Te ardhurat nga remitancat kane rene 20-30 % ne krahasim me fillimin e krizes per shkake se 90 % e emigracionit shqiptar eshte ne Greqi dhe Itali,tashme ato te prekura rende nga kriza.

       

FINANCAT PUBLIKE JANE TRONDITUR THELLE

 situatë tepër të vështirë, pothuaj në pragun e një situate krize.Te ardhurat e munguara,asfiksimi i shpenzimeve dhe renia e cilesise se tyre,po e thellojne me tej krizen e financave publike. Banka Botërore paralajmëron qeverinë se ulja e taksave, e pashoqëruar me ndryshimet kompensuese në buxhet, mund të ketë pasoja të dëmshme për ekonominë. 

“Praktika e zbatuar përgjithësisht në Shqipëri, për të harmonizuar politikën e taksave me hartimin e buxhetit, është shumë më superiore, se sa ndryshimi i taksave në mes të vitit fiskal. Kjo rrugë, vetëm sa shton presionet në balancat fiskale të vendit, që duhet ta kompensojnë uljen e të ardhurave, ose duke shkurtuar shpenzimet, ose siç ka ndodhur në të k.Situata makroekonomike po kerrcenohet. Buxheti është në një aluarën, duke rritur detyrimet e prapambetura të qeverisë. Kjo do të zhbënte çdo impakt të mundshëm pozitiv, i cili është synuar nga ulja e taksave”.

-Borxhi publik ka tejkaluar  vijën e rrezikut prej 60% të GDP duke arritur ne 63.8 % (po ti shtojmë dhe zinxhirin e borxhit mes kompanive me njëra tjetrën, shtetit dhe kompanive, vendimet gjyqësore të paekzekutuara etj përkeqësimi është shumë më i madh rreth 100 %).

Edhe sistemi bankare ka filluar te lekundet,dhe roli i  furnizimit me oksigjen te ekonomise,te sfumohet.

-Kreditimi i ekonomisë nga sektori bankar ka ardhur duke u tkurrur dhe ritmi i rritjes së kredisë ka rënë me gati 3.5 herë në krahasim me vitin e kaluar.

-Kreditë e këqija nga sistemi bankar (ato  tashmë e kaluan nivelin prej 24 % , ose mbi 1 miliard usd) vazhdojnë që të jenë një nga problemet kryesore të fillimit të një bllokimi të sistemit bankar për kreditimin e ekonomisë .

 

 RIKTHIM  NE POLITIKAT E ZHVILLIMIT DHE KONSOLIDIMIT FISKAL

Te gjithe pyesin se cfarë duhet bërë? Jo sepse thjesht e kane deklaruar institucionet financiare nderkombetare kete situate te veshtire,por sepse tashme mbi 65 % e shqiptarve  besojne se problemi kryesor i shqiptareve eshte ekonomia,situata e veshtire e saj.Ajo eshte e para.Prandaj dhe kerkohet zgjidhje.Dhe Programi i PS dhe aleateve te saj eshte nje alternative shpetimi perball  rreziqeve te mesiperme.Dhe ja sepse.

Ky program ka ne themel  rimarrjen e një modeli të ri të rritjes ekonomike,qe garanton stabilitet makroekonomik,zhvillim te qendrueshem,punesim dhe konsolidim fiskal,..ndryshe nga cfare eshte zbatuar e perjetuar keta tete vjet . Ky model konsideron;

Së pari-identifikimi i faktorëve dhe prioriteteve së rritjes ekonomike, që shoqërohet me gjenerim të punësimit dhe kushteve-kuadër të masave lehtësuese për të.

Së dyti-merr në konsideratë e të gjithë faktorëve të mësipërm, por, në veçanti, ata që ndikojnë më shumë, të cilët janë një kompozim relativ i resurseve natyrore, punës, kapitalit human dhe kapacitetit fizik, që në faza të ndryshme të zhvillimit janë të ndryshme

Së treti- mban në qendër të vëmendjes faktin  se sistemi i nxitjes së rritjes ekonomike (rritja ekonomike moderne) është një proces i vazhdimit të novacionit teknologjik, rritjes dhe diversifikimit industrial dhe përmirësimit të tipave të ndryshëm (infrastrukturë, rregullimet institucionale, kushtet për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm).

Së katërti Ka nje orientimi te qarte drejt polikave nxitëse, që synojnë të rrisin më tej prodhimin, që çojnë në rritjen e kapaciteteve të papërdorura prodhuese.

Së pesti -mënyra më e mirë për t’u përballur me krizën është orientimi nga kërkesa e jashtme, pra eksportet, që mund te nxiten përmes investimeve të huaja.,duke intensifikuar zhvilimin edhe te Parqeve Industriale dhe Zonave te Lira  mbeshtetur me politika fiskale nxitese.

Së gjashti- përshpejton reformat strukturore, veçanërisht në qeverisjen e sektorit publik, permireson lklimën e bisnesit  investimeve, dhe ve ne mirfunksioniom tregjet e punës,

Së shtati- Ky model mbeshtetet ne nje sinergji te plote te politikave te zhvillimit me ato te punesimit dhe te reduktimit te problemeve sociale dhe te varferise

Së teti- Programe për riadaptimin e emigrantëve të kthyer në tregun e punës, zhvillimin e bizneseve, edukimin dhe rikualifikimin e tyre.

Së nënti-cka perben nje moment te rendesishem,eshte politika e konsolidimit fiskal qe sjell ky model, permes:

-zbatimi i  politikave të reja fiskale ku ne themel qendron vendosja e drejtesise ekonomike e financiare bazuar ne parimin kush fiton me shume kontribuon me shume,permes zbatimit te  tatimit progres,sidomos per te ardhurat personale., -rritja e shkallës së miradministrimit fiskal,

-zbatimit te reformave intensive për të reduktuar dhe mbajtur ne kontroll borxhin publik

- forcimin e kontrollit dhe të mbikqyrjes mbi veprimtarinë e institucioneve bankare dhe jobankare, rregullimin më te mirë te normave të interesit, të kurseve të këmbimit dhe te masave të tjera për shtimin e fuqisë blerëse të popullsise,

- një rishikim më  te ri te politikes se rritjes cilesore te investimeve publike për të siguruar një nivel më të lartë të efektifitetit të tyre ekonomik,dhe hapjen e vendeve te reja te punes,

Së dhjeti-Ky model pergatit ekonomine shqiptare  për përballimin e dukurive negative qe rrjedhin nga proceset ekonomikofinanciare të ekonomisë  globale e në radhë të parë të sferes së transaksioneve monetare e financiare.

Së njëmbëdhjeti-Shton shkallen e njohjes ndaj rreziqeve që mund të lindin nga një përfshirje më direkte në ndarjen nderkombetare të punës, në pjesmarrjen më direkte në bashkime ose në  tregje me pjesmarrës më të fuqishem e më aftesi shumë më të larta konkuruese në fusha te ndryshme ekonomike.

Dhe me ne fund,sipas ketij modeli te ri dhe programireformash  qytetari dhe nevojat e tij për sherbime,per arsim dhe edukim,per sherbim shendetsor dhe per me shume drejtësi dhe barazi sociale.  jane me te garantuara.