Në ethet e krizës

 

 

Ky libër fokusohet në dukurinë  e krizës ekonomike duke analizuar jo vetëm aspektet e ekonomisë reale ose ashpërsimit të madh të konkurrencës por edhe ato të fushës monetare e financiare të këmbimeve valutore dhe të tregjeve të ndryshme të letrave me vlerë, pra bursave, të kontradiktave ndërmjet blloqeve e vendeve të ndryshme dhe të rolit të rritjes së borxheve publike që shpunë Greqinë dhe vendet e tjera në situate dramatike.

 

 

“Vështirë të gjesh sot në literaturën shkencore, në atë politike dhe në praktikën ekonomike, një problem kaq të diskutueshëm dhe preokupues se ajo e përballimit të krizës ekonomike që ka mbërthyer ekonominë e shumë vendeve…Nga kjo pikëpamje është patjetër e lavdërueshme iniciativa e akademikut Anastas Angjeli për përgatitjen e këtij punimi serioz kushtuar problemeve të krizës ekonomiko-financiare, në lidhje të ngushtë dhe me problemet konkrete që përballon sot ekonomia shqiptare.”

Prof.Dr.Aristotel PANO

 “ Që prej fillimit të krizës financiare globale, numri i botimeve për arsyet që e shkaktuan dhe pasojat e saj ka qenë i madh.Ky libër përmbush një boshllëk, duke ofruar për here të pare në gjuhën shqipe një tablo të krizës financiare globale, të krizës në Eurozonë dhe veçanërisht të krizës në Greqi, të sistemit monetar ndërkombëtar si dhe implikimet e zhvillimeve dramatike në ekonominë shqiptare në vitet e fundit.Pika e fortë e këtij libri nuk është vetëm thellësia analitike, por edhe krahasimi i krizës aktuale me zhvillimet në fillim të shekullit të 20-të dhe veçanërisht të ‘Depresionit të Madh’.Anastas Angjeli ka kryer një shërbim të madh duke shkruar këtë libër që analizon implikimet dhe pasojat që ndryshimet në ambjentin ndërkombëtar global kanë për Shqipërinë.”

      Volker TREICHEL

  Botimi vjen në momentin e duhur, i shkruar me profesionalizëm të arrirë nga një ekspert i mirënjohur i ekonomisë dhe financave publike me shumë përvojë, autor i një sërë librave dhe analizash të ekonomisë, financave tona dhe atyre globale.Në të gjejmë një kombinim optimal të analizës së krizës së Eurozonës dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë dhe masave antikrizë, vlerat e të cilave janë të dobishme jo vetëm për ekspertët e ekonomisë dhe të financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjerë, por edhe për vendimmarrësit politikë për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve të kësaj krize.

Prof.Dr.Sulo HADËRI

 … një libër i plotë me të cilin udhëton në mënyrë komode nëpër labirinthin e komplikuar të krizës financiare…Që të ndihmon që të kuptosh thjeshtë dhe qartë mekanizmat e dukshëm e të fshehur të saj… Një libër që nuk duhet t’u mungojë ekonomistëve dhe gjithkujt që interesohet për ekonominë dhe financat…që përpiqet të kuptojë botën e sotme.

Prof.Dr.Adrian CIVICI