Makroekonomiks
Botimi shkencor me bashkautorë Doc. Dr. Alqi Naqellari dhe Prof. Dr. Armen Kadriu është një tekst për studentët e shkencave ekonomike ku trajtohen problemet teorike të makroekonomiksit. Ky studim e analizon ekonominë jo vetëm duke përfshirë elementët e politikës monetare por në kuadrin e një ekonomie të vogël të hapur në raport me ekonomitë e mëdha të hapura. Përmban njohuri të thelluara në fushën e politikave fiskale e monetare dhe analizohen investimet, kursimet, defiçiti buxhetor, ekuilibrat makroekonomike, bilancin e pagesave, kurset e këmbimit etj.